Greva e transportit në Francë ka hyrë tashmë në ditën e 23 të saj, dhe vazhdon të sjellë imazhe kaotike nga stacionet e trenave në Paris, edhe këtë fundjavë ndërsa sindikatat mbeten të vendosura të vazhdojnë aksionin e tyre kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga qeveria franceze.
Një nga gjashtë trena të shpejtësisë së lartë, ishin në funksion të shtunën.
Sindikalistët duket se nuk kanë ndër mend të tërhiqen, e pasi minuan planet e mijëra francezëve për Krishtlindje, po kërcënojnë edhe ato për vitin e ri.
E hyrë tashmë në ditën e 23 të saj, greva është më e gjatë edhe se ajo e famshmja 22 ditore, e dimrit 1995, kundër reduktimit të fondeve për mirëqënien sociale, kur në pushtet ishte Zhak Shirak. Atëherë, qeveria franceze u detyrua të tërhiqej nga planet. Ndërkohë, greva më e gjatë në Francë ka zgjatur për 28 ditë, përfshirë Krishtlindjet, në vitet 1986-1987.
Por, edhe një tjetër lëvizje, ajo e jelekëverdhëve, nuk po ndalet. Këta të fundit, ndonëse më të reduktuar në numra se më parë, u mblodhën në Place de la Bourse në Paris, për javën e 59 të protestave, duke iu bashkuar punonjësve të hekurudhave dhe grevistëve të tjerë.
l.h/ dita

I lumte protestueve dhe grevistave Francez qe luftojne per te drejtat e tyre, si:
1) Kunder reformes te pensioneve, rritja e moshes nga 62 ne 64 vjeç dhe ulja e pageses se pensionit.
2) Kunder reformes per uljen e fondeve te mireqenies sociale.
Shoqeria civile nuk do te rrije te ndigjoje broçkullat e nje debili si presidenti EMANUEL MACRON, i cili nuk ka ditur te menagjoje jeten e vet, kur e ka marre bashkeshorten 23(NJEZETE e TRE) VJEC me te madhe ne moshe.
Prandaj, ketu ka vend te mesojne nga kerkesat dhe protestat e francezeve, ne pergjithesi shoqeria civile shqiptare, te ciles i eshte fikur kandili dhe nuk din as çfare te kerkoje dhe si te gerthasi fort atje ku duhet.
Pra eshte kthyer ne nje lloj bagetie qe quhet dele.
Kete shtypje kush ja ben nje spurdhjak dhe legen si EDI KRISTAQ ANETA RAMA.
Ky shkrim ka dale ne internet, per mbi 6(GJASHTE) ore dhe akoma nuk kemi asnje koment.
Kjo tregon “mireqenien e larte dhe trajtimin e shkelqyer te shoqerise shqiptare nga qenefria e EDI RAMES” dhe nuk ka nevoje per te kundershtuar dhe protestuar”.
Pra popull legen dhe frikacak, shyqyr qe ka nje fete per te ngrene, nuk jemi evropian por afrikan, zulu. Tung.