Një grevë e përgjithshme paralizoi Hong Kongun. Për shkak të grevës, njerëzit e kishin të pamundur të shkonin në punë, ndërkohë që u anuluan më shumë se 200 fluturime.
Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se greva prishi rendin dhe ligjin në qytetin që po përjeton krizën më të rëndë politike, që kur Kina nisi administrimin e tij në vitin 1997.
Protestuesit antiqeveritarë në Hong Kong vazhdojnë të mbajnë të bllokuara dyert e metrove, duke penguar njerëzit që të hyjnë e dalin në stacionet. Kjo prishi rutinën e mëngjesit dhe banorët e kishin të pamundur të shkonin në punë.
Kaosi detyroi edhe anulimin e më shumë se 200 fluturimeve.
Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, e cila përballet me kundërshtime por ka mbështetjen e Pekinit, tha se protestat e kanë dëmtuar ekonominë e qytetit dhe po e vënë atë në një rrugë pa kthim.
Lam refuzoi thirrjet e përsëritura të protestuesve për dorëheqjen e saj dhe tha se qeveria është e përkushtuar të ruajë ligjin dhe rendin.
Demonstratat kanë nisur para 9 javësh për të kundërshtuar një projektligj për ekstradimet, i cili sipas protestuesve dëmton autonominë e qytetit dhe i jep mundësi Kinës të ndjekë penalisht të dyshuarit për krime që ndodhin në Hong Kong.
Projektligji tashmë është pezulluar, por kërkesat e protestuesve janë për më shumë demokraci.
Të dhënat e autoriteteve të sigurisë thonë se nga 9 qershori janë arrestuar 420 persona, ndërkohë që policia ka përdorur rreth 1 mijë herë gazin lotësjellës dhe ka qëlluar me rreth 160 plumba gome.
l.h/ dita

“Udhëheqësja e Hong Kongut, ”
mor debilat e mutit kur do të filloni e të kuptoni shqipen dhe të shkëputeni nga mendimi i trashë diktatorial,autoritarist??
ajo është një qeveritare,sipas përcaktimit që i bëjnë në hon kong dhe jo një UDHËHEQËSE!!
jo çdo kryetar shteti,guvernator,K/ministër është UDHËHEQËS!!
OOOOOOOOOOOO
IDIIIIOTËR!