Greva, shpërthen dhuna në rrugët e Greqisë

redaktor

Transporti publik në Greqi sot u ndalua, ministritë dhe shkollat u mbyllën ndërsa qindramijëra njerëz dolën në rrugë në grevën dhe protestën më të madhe në vend në shumë vite.

Nuk pati njoftime zyrtare për të lënduar apo për dëme por pamjet e transmetuara nga qendra e Athinës treguan disa protestues që hidhnin shishe me përzjeje nafte dhe vaji të njohura si Molotov kundër forcave të sigurisë që iu përgjigjën me gaz lotsjellës.

E përditshmja Kathimerini raportoi se incidentet e dhunshme u shkaktuan nga anarkistët të cilët sulmuan policinë dhe protestuesit e tjerë në dhumë vende në Athinë.

Policia greke vlerëson se qindramijëra njerëz morën pjesë në protestat e organizuara në Athinë, Selanik, Patras, Heraklion dhe Volos.

Greva e përgjithshme e thirrur nga sindikatat bashkoi grekë me profesione nga më të ndryshmet, përfshirë fermerët, avokatët, mjekët e të tjerë.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar një seri të re reformash si pjesë e paketës së shpëtimit nga falimenti, përfshirë uljen e pensioneve të reja me 15 për qind.

Grevistët kundërshtojnë masat e sigurisë të propozuara nga qeveria e majtë e drejtuar nga Alexis Tsipras, veçanërisht reformën e pensioneve të kërkuar në bazë të kushteve të paketës së shpëtimit. Qeveria ka vetëm një shumicë të vogël në parlament, gjë që ka rritur frikën për rikthim të destabilitetit politik në vend.

Një protestues i maskuar hedh një bombë molotov kundër policisë më 4 shkurt 2016 në qendër të Athinës. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Një protestues i maskuar hedh një bombë molotov kundër policisë më 4 shkurt 2016 në qendër të Athinës. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Policët grekë po qëndrojnë mes tymit gjatë përleshjeve me protestuesit më 4 shkurt 2016 në Athinë. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Policët grekë po qëndrojnë mes tymit gjatë përleshjeve me protestuesit më 4 shkurt 2016 në Athinë. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Policët grekë po qëndrojnë mes tymit gjatë përleshjeve me protestuesit më 4 shkurt 2016 në Athinë. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Policët grekë po qëndrojnë mes tymit gjatë përleshjeve me protestuesit më 4 shkurt 2016 në Athinë. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Protestuesit po vrapojnë për të shpëtuar nga përleshjet me policinë në Athinë më 4 shkurt 2016. (AP Photo/Petros Giannakouris)
Share This Article
5 Comments
  • Greqia si ish-Jugosllavia. E dhjerë, mosmirënjohëse, e palarë, e nxirë, e zgjebosur, e sëmurë, me leprozë, parazite, përtace, pijanece, e pabesë, gënjeshtare, e gënjyer, mashtruese, e pafytyrë, grua e lindjes, dashnore e perëndimit, turpi i Europës, llumi i Europës, tradhëtarja e Europës, e ndyrë, shembull i neveritjes dhe poshtërsisë, vjedhëse, me borxhe, e pavarur ndihmojeni të gremiset.

    • E megjithate o jorgaqi ka nje popull qe ngriet ne revolte sa here qe shikon prishje te ekuilibrave sociale.Vlen per tu marr shembull e jo vetem per tu jargavitur,si ne !

    • Ver nickname-in qe meriton dhe qe te perfaqson: ISLAMISTI I URRYER.
      Te gjitha cilesimet e fyerjet, Greqia ti kthen pas. Ke pershkruar, pikerisht, fytyren tende dhe ata qe jane si ty.
      Urime, Dita! Me shume sukses po punon ne perpunimin e opinionit dhe rrenjosjen e urrejtjes per vendin fqinj. Beni GAZETARI, nuk ke se c’thua. Nuk e kam fjalen per shkrimin e mesiperm, por per qendrimin constant, qe mbani ne lidhje me Greqine dhe popullin e saj. Kryefjala juaj: TE PAANSHEM…me ane te zgjedhur dhe duke mos lene rast pa goditur nen brez…poshte mesit.
      .

      • Era,

        ndaj nje shteti qe ka pretendime territoriale ndaj nesh, na ka masakruar sa here ka mundur, mban akoma ligjin e luftes me ne, shkurt urren ekzistencen tone, MINIMUMI qe mund te behet eshte te vihet ne dukje, qe ne, shqiptaret, ta dime. Dakord?

        Une jam ortodoks, para se te nisesh percarjen qe ju ka mesuar Janulla:

        Ortodoks = grek
        Mysliman = turk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *