Grezda: Jam gati, asgjë për t’u shqetësuar

Ornela

Pak orë me parë një lajm jo i mirë vinte nga Strumica, aty ku është Kombëtarja shqiptare, në pritje të ndeshjes së mbrëmbjes për të luajtur me Maqedoninë, në orën 20:45.

Eros Grezda nuk ishte ndjerë mirë pasi konsumuar mëngjesin dhe u fol edhe për një helmim. Megjithatë, vetë futbollisti ka sqaruar gjithçka nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Asgjë për t’u shqetësuar rreth gjendjes sime shëndetësore. Jam plotësisht i gatshëm për të luajtur kundër Maqedonisë. Krenar për këtë fanellë!” – shkruan Grezda, që luajti si titullar në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit. Tani të presim nëse ai do të jetë titullar apo në stol ndaj Maqedonisë. Futbollisti i Osijek në Kroaci po kalon një formë mjaft të mirë sportive.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *