Eros Grezda, futbollisti shqiptar i Osijek po kalon një super formë në kampionatin kroat. Lojtari i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish golin në ndeshjen e kupës që skuadra e tij luajti kundër Zadar.
Grezda përveç golit të sotëm ka realizuar edhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Në barazimin 1-1 kundër Dinamos së Zagrebit dhe në fitoren 1-2 kundër Rijekës.
