Shoqëria përmbarimore private ZIG ka filluar ekzekutimin e një vendimi gjykate në shumën 140 mijë euro për një kredi të pashlyer të marrë nga Grida Duma dhe partneri i saj, Roland Rexho.
Përgjatë vitit 2013, Grida Duma ka paguar gjithë rrogën e saj në Ministri të Integrimit në favor të shoqërisë përmbaruese, duke iu lejuar vetëm shuma prej 8000 lekësh, që konsiderohet si minimum jetik.
Gazeta Tema ka siguruar një kopje të listës së Thesarit të Shtetit, ku provohet se ish- zëvendësministrja e Integrimit Grida Dume, e derdhte rrogën e saj në llogarinë e shoqërisë përmbaruese ZIG.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës i ka nxjerrë në ankand asaj dhe partnerit të vet në biznes, apartamentin që gjendet në pallatin që kanë ndërtuar me kredi. Bëhet fjalë për një apartament në emër të saj në adresën rruga “Nikolla Tupe” me sipërfaqe 118 metra katrorë.
Periudha në të cilën Duma është futur në telashe të tilla, përkon dhe me dëshirën e saj të zjarrtë për t’u futur në politikë dhe për të qenë protagoniste e mbrojtjes së humbjes së thellë të Partisë Demokratike.
Duma ka qenë partnere në biznes me Roland Rexhon, një biznesmen me origjinë nga Vlora.
Ajo ka filluar biznesin me të në moshën 24- vjeçare, kur ishte në Durrës, ndërsa biznesmeni ndërtonte në Tiranë.
Nuk dihet se ku i gjeti paratë për të investuar në ndërtim pallatesh një 24- vjeçare nga Durrësi, por fakti që biznesmenit në fjalë nuk i shkuan mirë punët dhe po shkonte drejt falimentimit, ka bërë që ajo të tërhiqet në vitin 2013 nga aksionet e saj, ndërkohë ka detyrime për borxhet e krijuara nga kompania.
