Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka analizuar situatën politike në vend dhe çfarë pritet të sjellë viti i ri që po vjen.
E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Duma tha se viti që po lëmë pas ka qenë i zymtë dhe me “rezultate të mira në të keqen e vet” për Partinë Demokratike, pasi denoncimet e bëra kanë rezultuar të vërteta. Po ashtu ajo theksoi se ky është viti ku qytetarët kanë ulur besimin për politikën, ndërsa bëri përgjegjëse për këtë situatë maxhorancën, duke sjellë kështu në vëmendje edhe protestën e studentëve.
“Mendoj se për hir të maxhorancës më shumë, se ajo duhet ta mbajë përgjegjësinë sot, mendoj se është një nga vitet që e ka ulur më tepër besimin tek politika. Kulmoi me protestën studentore. Në ditë si kjo, kemi një refleksion. Edhe unë në ditë si kjo kur e shoh politikës përmes ekraneve, pak mendojnë se ajo u ka ofruar humanizëm. Nuk jemi në një moment që ka forcë për të shpresuar se gjërat do të bëhen më mirë. Si ishte për PD? Ka qenë vit i zymtë, i trishtë, me rezultatet të mira në të keqen e vet. Denoncimet tona u vërtetuan se ishin të vërteta. Ne i vumë prioritet si opozitë heqjen e krimit nga politika. Ne me mënyrën se si e kemi parë, e kemi kuptuar se problemi nis nga kjo. Do doja shumë që të flisnim për krimin politik dhe të flisnim më shumë se si duhet të zgjidhen gjërat. Mendoj se për hir të maxhorancës më shumë, se ajo duhet ta mbajë përgjegjësinë sot, mendoj se është një nga vitet që e ka ulur më tepër besimin tek politika. Kulmoi me protestën studentore. Studentët kanë treguar mahnitshëm me kartat dhe batutat që kanë nxjerrë, duke kthyer përgjigje kështu për qeverinë. Ndaj nuk është çështja sot që të mos dinë ata të zgjedhin. Ne s’duhet të largojmë rininë nga bërja e politikës. Atë që shoh jashtë PD është një ngërç. Një nga kontratat që është vënë re me qytetarët, është kontrata e dhunës. Parlamenti po i ngjan shumë më tepër punë bërësve, kontrata lidhësve, apo dhe kriminelëve. PD duhet të ekzistojë për shoqërinë dhe jo për vetveten. Kjo është filozofia”, tha Duma.
Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse PD është gati të marrë qeverinë, Duma tha se opozita nuk duhet të ketë dëlir duke menduar se mund të jetë gati.
“Do vlerësoja shumë që në marrjen e përgjegjësve, PD mos të ketë dëlirin që është gati. Këto anë të ekuacionit duhet të evitohen. Në rastin e Ramës ne kemi problemin e tij, pasi sipas meje ai është lideri i gjithanshëm. Ai beson se ka të drejtë që t’i bëjë të gjitha vet. Nuk ka ministra në qeverinë Rama, dhe ky është gangreni. Gjeja më e humbur në Shqipëri është kontrata elektorale”, pohoi ajo
v.l/ Dita

grida e ben edhe kryeministre. ne nga durresi pastaj do te krenohemi me griden. goc e mire mo, ke zoti
Lum si Ju durrsaket qe e keni.Po te behet K/Ministre do te jete si qershija mbi pjeshke.Mundesisht atehere kur ka stinen se i humbet shija.Dhe duhet punuar toka poshte pemes,se mund te thahet dhe ngeleni pa prodhim vitin tjeter
PD nuk don pushtet tjeter se eshte ne pushtet me Ramadanin.
Kjo lloj specie te qeverise Shqiperine?Shume besojne se kjo vetem nje pune di te beje.Por qe kur.doli Salianji me te Edhe kjo mundesi e mire e.Grides u vu ne dyshim.
po u bere kryeminister grigja amon ma kij kujdes mos harro strazon te mi gjejsh nje vend mundesisht komandant i batalionit te naziskineve te Mamurasit
Po u grida kryeministre zvendes saljani Zori mos na dhente kete grida mund te beje cdogje tjeter por jo politikane mallkuar qofte kush e pruri kete fare ne parlament