Grida Duma: Qeveria tranzitore, tregues i dialogut

DITA Online

Për ish-deputeten e PD-së Grida Duma, opozita po kërkon qeveri tranzitore dhe kjo sipas saj është tregues i dialogut.

Fakti që kërkojmë qeveri tranzitore është tregues i dialogut. Ne flasim për qëndrimin tonë. Ne dhamë modelin e se jemi të parë që do sakrifikohemi.  Ne kemi thënë qeveri tranzitore dhe nuk kemi thënë zgjedhje të parakohshme.  Ajo që kemi shtruar ne sot është se shkak i lidhjes mes krimit dhe pushteti është Edi Rama”, tah Grida Duma në AbcNews.

E ndërsa më tej ajo ka folur për mundësinë se si opozita do mund të bindë ndërkombëtarët. Sipas demokrates reagimi i tyre ishte i pritshëm nga opozita.

Unë mendoj se ndaj çdo problemi varet se si vendosesh. Në një tjetër studion unë thash se nuk është djegia e mandateve problemi por zgjidhja e kësaj situate. Djegia e mandateve duhet konsideruar një akt ekstrem mundësisht jo i dëshirueshëm. Ne do ta kthejmë situatën në përfundimin e saj, ne do bëjmë këtë që të kthejmë institucionet. Mendoj se është një vendim i arsyeshëm dhe është një tezë shumë bindëse sepse pikërisht për institucionet po diskutojmë. Ky është një moment i shënjuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e Ballkanit. Ky moment është një çast historik dhe kërkon shumë vëmendje të niveleve shumë të larta nga ndërkombëtarët. Arbitrin ndërkombëtar është në atë që quhet se është brenda kuadratit të vet.  Unë e dija shumë mirë se ndërkombëtarët nuk do të mbështesnin në këtë lëvizje të opzitës. Ne e dimë shumë mirë se sa punë na duhet për të arritur aty ku duam ne. Ky realitet i brendshëm është më i rëndësishëm sesa politika markro e tyre”.

Duke folur për protestën që do të organizojë opozita më 16 Mars përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës, Duma tha:

16 Marsi nuk është njëlloj si 16 Shkurti në kronologjinë e kohës. Unë e kam thënë që ky është proces dhe do të vendoset tulla tjetër. Është  një proces që nuk ndodh brenda ditësh brenda dy orësh. Se po të bëheshin gjerat brenda një muaji nuk do ishim në debate pas debati dhe politika nuk është kaq e thjeshtë”.

v.l/ Dita

Share This Article
10 Comments
  • Po, po qeveri sipas porosive te serbo-ruseve. Do te bejme ashtu sic ja u do suma juve. Vetem ne 2021 zgjedhje per Parlamentin e ri. Deri atehere te gjithe te inkriminuarit do te futen ne burg. Eshte nje fat i madh per Shqiperine qe kriminelet e mborjtur me imunitetin e deputetit tani jane te gjithe te lire per tu rrasur brenda. Forca Prokuroria e re dhe e spastruar ng aplepistet dhe rrasini brenda.

  • Lene qeverin tranzitore Grida Suma, lene! Dun me na rras mrena at bukuroshin tat.Pranajna dil i her anej ka Bythorja dro po nre no i cunam ta pshtojm tocin.

  • Grida
    Me lenien e mandateve, keni krijuar nje precedent shume te rrezikshem ne vendin tone. Sipas kesaj metode, cdo tre muaj do te kemi zgjedhje te pergjitheshme . Sepse me kete llogjike, tani te bere realitet, opozita e neserme, do leje perseri mandatet e do te kemi zgjedhje. Rreth vicioz i rrezikshem per demokracine. Shpikje shqiptare.
    Duket se nuk keni juriste qe te njohin ligjet. Mandatet do te zevendesohen nga te tjere e jeta parlamentare do te vazhdoje. Cfare fituat ? Ne vend qe te flitni ne foltoren e parlamentit tani po flitni ne televizore, pa patur kundershtare perballe por vetem Lubonjen e Andi Bushatin.
    Nuk eshte e drejte per popullin qe perfaqesoni.
    Gjithsesi eshte zgjedhja juaj si parti politike

  • JO moj zonje,Qeveri zgjedh popuklli-Sovrani me votebesim,Kujt I beson te vije ne sherbim te tij,ai mund te qeverise-sherbeje.Keshtu sic pom kerkon tim me ato hallakama rrugaqeire nuk zgjidhte askund e as ne Shqiperi qeveri as qeverisje.Nuk ka pse dikush ka ngelur I u ritur nga mandate tetetvjecar I sundimit, te rikthehet deri ne ngopje ne kurriz te popullit.Kaosi I juaj ka zgjatur tete vjet,Tash mos pengoni,sic I keni dhene detyre vetes,te pengoni cdo process qeveritar qe shkon ka sanimi I gjendjes kaotike qe e keni krujuar.

  • Je e marre apo shtiesh?
    Kerkon te qeverisesh pa Voten ,Kuvendin e Populit?
    Ligji eshte Ligj,dhe me shume se kudo zbatohet ne Demokraci.
    Ju kerkoni te beheni “ruse”,behuni,dhe Rusia eshte Europe.
    Degjo moj sorre :nuk qeveriset nga rruga me rrugace hajdute te paguar.
    PD eshte ne “Rong way”.Fitoni Votat e Popullit dhe qeverisni.Por tani ju injoranteve-mashtrues-genjeshtare Populli ju varr hebet!

  • Dialoge me rrugeçer?! Nuk e kuptoj, si mund te behet dialog me horra. Cfare thote kjo zonje keshtu?
    Populli ne zgjedhje nuk ua vuri ne pulle ketyre horrave, keta duan te ndajne pushtetin pa vota? Hajde gjeje kete mendje, po deshe! Shkoni ne miting bashke me xhasalin(ë), mbase do t’u vijne mendte nga 2030-a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *