“Opinion-i” i ditës së mërkurë kishte një temë që lidhej me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.
Në panel kishte gazetarë dhe politikanë, dhe mes tyre ushte dhe Andi Bushati dhe Grida Duma. Bushati mbronte tezën se Basha as ka guxuar dhe as ka dashur të bëjë “një zgjidhje principiale”.
Në vend të një qasjeje strategjike, ai ka tentuar një lëvizje taktike, etj. Më tej gazetari përmendi rastin e Ridvan Bodes që është shmangur me lezet nga kupola drejtuese.
Dhe në debat e sipër i ka thënë Gridës se Bode është një figurë që duhet të ishte në drejtim të partisë. Por ka ardhur me njëherë përgjigja e Gridës: “Ju mendoni se e doni Ridvan Boden me shume se unë?!
Fap, ngeci Bushati, uli kokën dhe përgjigjet: Nuk po flasim për dashurinë këtu… :). Flisni mo flisni, se dashuria ju bën mirë për shëndetin!
Un mendoj se Grida nuk ka te drejt ?! Per dashurin dhe shendetin do te ishte me mire te degjonim seksologet,-kurse per dashurin dhe karrieren ne politik un do ta degjoja me interes,se i ka te gjitha kapacitetet per te pasur nje shikueshmeri te larte