Grida kundër Blushit, pro optimizmit

anazapta

Grida Duma, tashmë është pozicionuar fort dhe zyrtarisht në foltoren e Partisë Demokratike. Këtë javë, ajo ka qenë e ftuar në universitetin e qytetit të Elbasanit.

Ajo është shprehur shumë e lumtur që ka diskutuar me studentët e këtij qyteti dhe për më tepër për një ndjesi që kohët e fundit është hedhur edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, pesimizmi për të ardhmen. Por Grida nuk është dakord me këtë. Në profilin e saj në Facebook, ajo shkruan: “Ndër të tjera, një nga çështjet interesante që ngritëm ishte i ashtuquajturi “pesimizëm” i diskutuar së fundmi në shoqërinë shqiptare dhe sidomos në rininë shqiptare. Duhet patur kujdes kur e etiketojmë një shoqëri pesimiste, mbi të gjitha sepse përfundime të tilla nuk janë kompetencë opinionesh apo intuitash. Pasojat e këtyre deklaratave janë të dëmshme sepse krijojnë dhe thellojnë në të keq perceptimin e vetë shoqërisë për të ardhmen. Nuk di të ketë pasur ndonjë ndërtim në shoqëri pa besim, nëse nuk ka besim se mundesh, kushdo qofshin mjetet nuk mundesh! Nuk konstatoj pesimizëm apo mungesë shpresë në studentët që takoj, ata vetë nuk vetëidentifikohen si të pa shpresë; të revoltuar po”! Mes Gridës dhe Blushit?!

Share This Article
8 Comments
  • GRIDA, NUK KE SHANCE TE BEHESH POLITIKANE.

    KESHTU SIC E KE NISUR SIGURISHT QE MUND TE BEHESH ANTARE BANDE, POR TE BESH POLITIKE AS NUK KE SHANCIN ME TE VOGEL

    • Politkane Grida behet , por behet politikane mediokre qe i fryn gjithe diten borijeve te partise se saj

      Rinia eshte pesimiste …dhe nqs nuk kupton kete atehere Grida eshte jashte realitetit
      Vete ky emigracion qe vazhdon pa fund eshte tregues kryesor i Pesimizmit te rinise….

      Pse kerkojne te ikin njerezit nga Shqiperia, apo ngaqe jane optimiste , siaps Grides ..?

      —Faji kryesor per kete pesimizem te rinise eshte vete kjo refrorme ekonomike qe mbjell tregues ekonomike per politikanet dhe papunesi totale PER TE RINJTE

      Qysh, njerezit te jetojne me optimizem ne mendje dhe me papunesi ne realitet..?

      Ku ka pune per mijera e mijera te rinj qe mbarojne shkollat ..?
      Apo meqe Grida eshte optimiste se eshte ne regull per vete duhet te jene optimist edhe rinia qe jane pa asnje perspektive per pune ..?

      Ka 23 vjet qe ne Shqiperi eshte rikthyer mentaliteti mesjetar i mbretit Zog,se ai jetonte shkelqyer vet….dhe meqe ai jetonte si ne peralla dhe ishte i kenaqur me ate jete
      edhe shqiptaret qe vdisnin si mizat nga malarja duhej te ishin te kenaqur

      Te njejten menyre te menduari e kane futur keto 23 vjet Sala me shoke –Jetojne shkelqyer vete,
      dhe thone qe …..”Shqitparet jane optimiste per jeten”……sepse Grida me shoke bejne pall ariu me parate e shqitpareve…

      Sa me mire te jetoje Grida & Co. …..aq me optimiste jane shqitparet ..lol

      Te kuptohemi ketu tekGrida & Co. futen jo vetem Grida me shoket e saj, por te gjithe keta politkane qe jane ne krye bashke me qeveritaret e tanishem qe gjejne kenaqsi kur prishin……”ndertimet pa leje” se duhet zbukuruar fshati e qyteti, pavaresisht se njerezit atje e marin buken me lista …

      Nuk ke nga ja mabn aty ..dhe pse ?

      Jo per shkak te partise se Grides se ai krah politik ,ecen me moton e Grides : Ata hane e pijne dhe …populli eshte i ngopur,
      Problem eshte se me kete moto kriminale ecen edhe kjo e majta skopionse qe na qeveris….me deficentet pa libreze pune

      Ti nuk ke pse i prish ndertimet neper fshatra apo qytete te vogla ,se atje mjetet e jeteses jane shume te pakta, dhe ato ndertime sidoqofte, i punesojne disa familje …..Jane nje ndihme per momentin……Mirpo kush te kupton

      Elektorati i PS-se duhet te ngrihet dhe ti kerkoje llogari kreut te qeverise per keto masa qe demtojne ekonomine e dobet te njerezve,..,qe nuk te lene te jetosh , kur per vete ngelen maje avjoneve per te pare ndeshjet ne kryeqytet e Europes , si
      dhe per menyren
      shume diletante dhe aspak te ndershme qe drjetojn qeverine dhe partine

  • ec aty grida o grixhe e salih lulit je ti ec aty
    bravo gopi para grida prapa bravo u mbush
    pd e berish gazepit me horra e RROSPIJA.

  • “…ata vete nuk veteidentifikohen..”.Te shkruash kaq mizerisht!Se hajde,kur flet s’te vjen gjithmone fjala e duhur,por kur shkruan te pakten ke mundesi korrigjimi.Nejse,sepse tek te rinjte eshte karakteristike nje doze pesimizmi,ndofta nga pasiguria,ndofta nga frika e konkurrences,ky fenomen eshte marre ne shqyrtim nga psikologe e psikanaliste famoze,para te cileve zonja do turperohej te prezantohej professore.Blushi eshte shkrimtar,as e kam lexuar dhe as njihemi,por si cdo shkrimtar e poet eshte pesimist dhe krijuesit kane arsye te forta te jene keshtu.Zonja nuk ka staturen te kuptoje arsyet e ketij lloj pesimizmi apo fatalizmi,ose ndoshta redaktoret kane ciftezuar dy mendime qe s’kane qellim debati mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *