Kur je njeri publik dhe aq më tepër edhe yll në politikë, e ke shumë të vështirë të menaxhosh imazhin tënd. Gridës së PD-së këtë javë i kanë hapur dy adresa në Instagram dhe për më tepër flasin në emër të saj.
Kjo e ka shqetësuar zonjën e bukur, e cila ka kërkuar ndihmën e miqve të saj në Facebook për të denoncuar këto adresa. “Pa dashur të ngarkoj me informacion të tepërt ditën tuaj të punës, dëshiroj t’ju njoftoj se së fundmi në emrin tim janë hapur dy faqe të rreme në Instagram.
Jam e keqardhur me kohën dhe përpjekjet për të gënjyer publikun dhe për ta devijuar vëmendjen e tij nëpërmjet informacioneve të këtij lloji.
Një shprehje mjaft e urtë që më vjen ndërmend thotë: “Mashtruesi e fillon punën duke e bërë gënjeshtrën të duket e vërtetë, dhe e përfundon atë duke e bërë vetë të vërtetën të duket si diçka e rreme. Ju kërkoj që brenda mundësive dhe kohës tuaj t’i denonconi këto faqe dhe falsitetin që ato përçojnë mes nesh,” shkruan Grida. Këto janë pasojat e të qenit VIP o gru, s’ke ç’i bën.