Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Kur të arrijë Grida moshën e Mesilës, do të kuptojë në cilën valle është futur dhe do ta detyrojnë ta kërcejë deri në fund. Është shumë e vështirë t’i rezistosh fuqisë së pjesës narcisike që të ofron pushteti. Berisha i zgjedh mirë ushtarët e tij: Njerëz me nivelin minimum intelektual të mundshëm, por pa e tepruar sepse një njeri i kthjellët dhe luçid është rrezik për pushtetin. Ushtarët e tij duhet të kenë krenarinë, fodullëkun në përpjestim të zhdrejtë me materien gri. Një ushtar që ka më shumë zgjuarsi se krenari, nuk është një ushtar i denjë dhe i devotshëm për të mbrojtur kauza të mëdha.
Gridën e gjorë, të cilën e ka marrë përpara dallga e euforisë së saj narcisike (Grida mendon të hyjë në historinë e popullit shqiptar dhe të lexohet nëpër librat e këndimit që në fillore), kanë për ta përdorur për nja 10 vite rresht deri sa t’i pinë lëngun, deri sa të lodhet edhe ajo vetë nga sistemi i Star-llëkut dhe pasi të ketë përfituar të mirat materiale që synon dhe plotësuar CV me kryeveprat e saj. Më pas kanë për ta hedhur në kosh të plehrave, ose ricikluar në një dikaster mediokër, deri sa ta zëvendësojnë me një shembëlltyrë tjetër të sajën. Dhe do të dëgjojmë më pas versionin “Mesila” të saj, neë generation. Nga Besniku.
