Gridëria dhe gjithë spektakli i pështirë politik

redaktor

(Edhe punët më të rëndomta të politikanëve bëhen lajm dite)

Shpesh edhe më shpesh,
e shoh Gridërinë,
si shkon të shikojë,
me sy varfërinë.

Në Përmet të largët,
këtë herë qe nisur,
tamam si për dasëm,
nisur e stolisur!

Këtë yll shëtitës,
kushdo e ka parë,
me grupe xhirimi,
edhe gazetarë!

Hajde ç’lajm-o ç’lajm,
more budallenj,
si Grida llafoset,
me ca fukarenj!

Grida është stolisur,
paq me këtë rast,
dhe me fukarenjtë,
fare në kontrast.

Se ajo me vete,
ka grupe xhirimi,
që na e filmojnë,
në çaste aktrimi!

Që shkon t’i takojë,
them se bën shumë mirë,
se sa të qëndrojë,
kot më kot në zyrë!

Grida shkon ku shitet,
një qepë a një pras,
po grupe xhirimi,
përse merr nga pas?!

Ndaj dhe ne e shohim,
kudo të filmuar,
krejt artificiale,
dhe krejt të sforcuar!

Një aparatçike,
e ndjekin nga mbrapa,
t’i kapin çdo fjalë,
sikur të jetë Papa!

Po kjo s’është e vetmja,
që “lajmin” e qan,
që për çdo rutinë,
ngulet në ekran!

Shumë aparatçikë,
çdo ditë shikojmë,
si punët e punës,
krejt i reklamojmë!

Gazetarët tanë,
medet e medet,
i ndjekin nga mbrapa,
gjer në tualet!

Drejtorë e ministra,
janë vënë në gara,
që nëpër ekrane,
kush të dalë përpara!

Mirë kryeministri,
që del ditë e natë,
po dhe gjithë të tjerët,
grijnë e grijnë sallatë!

Shoh lajme e lajme,
çudi e çudi,
sot filan fistëku,
mbolli një qershi!

Dalin radhë-radhë,
ja fusin katundit,
titrat vetëtijnë,
me “LAJMIN E FUNDIT”!

Ne sytë dhe veshët,
hapim menjëherë,
po “Lajmi i fundit”,
s’është lajm asnjëherë!

Do shohësh çdo çast,
ke a s’ke dëshirë,
politik-spektakël,
fare të pështirë!

Fytyra të ndyra,
përditë e përditë,
ndaj nuk është çudi,
që na dhëmbin sytë!

Share This Article
6 Comments
  • Te lumte per vjershen, nje cike me konkretisht me keta qe dalin ne foto me nje shitese qepesh dhe pastaj e puthin se ja paguajne edhe gjoben. Hapu dhe te futem! Po o Ben Duka nuk ke thene nje gje tjeter, keta zorzoper bejne SHOW se ka trutallasher qe mallengjehen, se sikur te ishite populli ndryshe do i dridheshin leqet e kembeve te dilnin me kamera nga prapa bythes. Mbjell erionka nje peme- tridhjete kamera nga prapa, ndjan tesera tapi-partie Edushka gjithe TV nga prapa. Po kete pune benin me saliun ..

  • Keta gjera qe bejne drejtuesit e rilindjes per tu dukur ne popull komunisti Duka nuk ka sy ti shohe.Nuk e kuptoj se si keta njerez si Duka,Baze e Stefani nuk i gjejne as nje gabim qeverise por vetem merita.

  • Po Landi i shkon nga mbrapa apo sja ngre me kjo rrospi…alabake femer hajdute dhe baxhell tipike si nga ftyra ashtu dhe nga kembet si sallam mortadel. E peshtir komplet.

  • Shikoni cfar emri ka kjo transi—emer me te ndyr nuk gjendet,madje nuk esht emer. Qe nga emri me konotacjon te ndyr qe ka merreni me mend cfar esht. Bushter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *