Griezmann nuk largohet nga Atletico Madrid

Ornela

Antoine Griezmann ka zbuluar të ardhmen e tij. Ai ka vendosur të qëndrojë tek Atletico Madrid.

Sulmuesi i përfaqësueses franceze, i cili aktualisht është në Rusi duke u përgatitur për Kupën e Botës ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Atletico Madrid.

Nëpërmjet një videoje ku në fillim shfaqet duke luajtur lojën e famshme të Fortnite, ai ka deklaruar se nuk do të largohet nga Wanda Metropolitana, dhe në sfond kishte vendosur këngën e Drake God’s Plan.

Ishte një vendim që pritej për mënyrën se si u servir, dhe padyshim që tifozët e Atletico Madrid do të jenë shumë të kënaqur.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *