Griezmann refuzon Barcelonën dhe paratë

DITA Online

 

Ka nga ata që i thonë ‘jo’ parave, madje edhe tundimit.

Pas shumë zërave të merkatos që e bashkonin me Barcelonën, Antoine Griezmann ka vendosur të qëndrojë te Atletico Madrid deri në vitin 2023.

Francezi shumë i përfolur për një transferim në Barcelonë, për një vlerë të paracaktuar në klauzolën e shitjes prej 100 milionë eurosh, ka bërë një kthesë të papritur, duke zgjedhur rinovimin e kontratës me skuadrën madrilene.

Sipas “Canal + France”, Griezmann ka bërë të qartë se ka refuzuar ofertën e bërë nga Barcelona, duke u betuar për besnikëri ndaj Atletico Madrid. Ky është padyshim investimi më i rëndësishëm që bën Atletico Madrid për këtë verë.

Griezmann do ta njoftojë edhe vetë sot pasdite, në konferencë për shtyp, se cila do të jetë e ardhmja e tij.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Fat i madh per Barcelon, kishin gabuar rende ne zgjedhjen e Griezmann.
    Eshte futbollist i mire vetem per ekipe te dores se dyte, qe nuk mbajne pergjegjesi per te marre asnje trofe.

  • Une pashe intervisten qe dha sot Griezmman dhe e vetmja gje qe tha per kontraten ishte “sot nuk eshte momenti per te folur mbi kete gje”. Biles kete fraze e tha ne spanjisht. Dhe nuk besoj qe ka dhene nje interviste te dyte brenda dites.
    Nuk e marr vesh se nga i mesoni keto lajme kaq shpejt dhe nga kush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *