Grindet me burrin, del nga makina në autostradë, e shtypin

redaktor

Zbriti në mes të autostradës nga makina pas një grindje me bashkëshortin, gjen vdekjen e shtypur natën në asfalt. Ky është fati tragjik i E.T. një rumune 37 vjeçare rezidente në Aosta të Italisë.

Kufoma është gjetur në agim, ndërsa bashkëshorti italian sapo ka marë vesh lajmin ka pësuar infarkt dhe ndodhet në spital. Ndaj tij dhe drejtuesit të mjetit që shtypi gruan është ngritur akuza e vrasjes pa dashje.

Tragjedia ka ndodhur në mesnatë pasi çifti kishte kaluar mbramjen në një lokal në Poirino, të Torineses. Rrugës së kthimit për Aosta, janë grindur në makinë, të shtyrë edhe nga ndonjë teprim me alkoolin. Bashkëshorti  47 vjeçar ka hapur krahun dhe ka ndaluar makinën në korsinë e emergjencave. Gruaja ka zbritur dhe bashkëshorti ka ikur me makinë duke e lënë aty vetëm me një çantë dore – raporton Dita duke cituar media lokale.

Në atë pikë, gruaja ka filluar të ecë me këmbë përgjatë autostradës. “Ishte në mes të rrugës nuk munda ta evitoj – ka dëshmuar në polici shoferi që e ka shtypur.

Ai është larguar nga vendngjarja. Trupi është gjetur në orën 5 të mëngjesit pas një telefonate në polici. Por kanë mjaftuar pamjet e kamerave të autostradës që misteri të zgjidhej brenda pak orëve.

Dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *