Grindet me djalin, e plagos me thikë

redaktor

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 50-vjeçar nga Patosi pasi ka plagosur djalin e tij. Sipas burimeve zyrtare, Sabaudin Kalemaj ka debatuar paraditen e  sotme me djalin e tij 23-vjeçar, duke e plagosur rëndë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Patos, rreth orës 09.00 të mëngjesit. I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *