Gripi i shpendëve konfirmohet edhe në Elbasan

Ornela

Konfirmohet gripi i Shpendëve edhe në qarkun e Elbasanit. Shërbimi Veterinar i Elbasanit ka treguar se rastet janë identifikuar në fshatin Garunjë në Njësinë Administrative Karinë, në bashkinë e Peqinit.

Shërbimi Veterinar ka konfirmuar se janë kryer testet dhe në përfundim të tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin e rrezikshëm të paktën 181 shpendë, të gjitha nga një fermë. Autoritetet kanë njoftuar se janë marrë të gjitha masat për asgjësimin e menjëhershëm të shpendëve të infektuar dhe të gjithë tufës si dhe dezinfektimin e fermës.

Tre vatrat e tjera ku u raportua gripi i shpendëve janë në Fushë- Krujë, në Dajt dhe në Bujan.

Ndërkaq, sot ministria e Bujqësisë njoftoi se nuk do të tregtohen më shpendë të gjallë nëpër tregjet e hapura për shkak të rrezikut të përhapjes së gripit të shpendëve.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *