Gripi i syrit, okulistët në alarm: Mos neglizhoni, ju tregojmë shenjat

Bora Basholli

Një irritim i syve, kruajtje, skuqje apo lotim i vazhdueshëm janë disa nga shenjat që dëshmojnë se mund të jemi prekur nga gripi i syve. Sëmundja nuk është gjë tjetër veçse infeksion i sipërfaqes së syrit që shkaktohet nga një agjent viral stinor.

Doktor Rubin Topi, mjek okulist pranë poliklinikës së specialiteteve nr 1 në Tiranë thotë se kjo patologji ka njohur një përhapje befasuese në popullatë vitin e fundit, duke e krahasuar atë me një formë epidemie të pa hasur më parë. Po si ta dallojmë sëmundjen përpara se ajo të agravohet, shkruan Ballkanweb.

Gripi i syve përhapet lehtësisht nga njëri person tek tjetri përmes të teshtimës, spërklave të pështymës apo thjesht një shtrëngimi dore me të sëmurin, të njëjtën dorë që më pas fërkojmë sytë. Mjeku tregon se në shumë raste i është dashur të trajtojë me mjekime të gjithë anëtarët e familjes.

Doktor Topi e cilëson si tejet të gabuar vetë-mjekimin në farmaci apo kura të dhëna nga mjekë jo specialist ndaj i bën apel popullatës t’i drejtohen menjëherë okulistit pasi në raste ekstreme gripi i syve provokon deri humbje të shikimit.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Shkon tek mjekja specialiste e syve tek Ambulanca 9 dhe te thote hajde kur ta kesh viziten kur ke planifikimin ! Dhe viziteneka e 25qershor ! Kjo eshte fatalitet dhe mungese pergjegjesie totale! Ministria e Shendetesise te rishikoje procedurat e vizitave me planifikim sepse eshte e pafalshme. Dhe me ligj te Zotit nqs me ke marre syrin edhe une do te marr syrin . Kjo eshte per doktoreshat qe bertasin si te terbuara. Vizitoni njerezit dhe mosi beni bisht punes!

  • Ka plas bixinici nuk po lihet më gazetë e tv po shpik sëmundje në albanistan…..
    shtet shkërdhat e popull Bythë qirë…!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *