Rreth 80 000 persona vlerësohet të kenë vdekur si pasojë e grupit dhe komplikimeve të tij përgjatë dimrit të vitit të kaluar në SHBA, shifër kjo më e larta në 4 dekadat e fundit.
Drejtori për Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Robert Redfield, bëri të ditur shifrën alarmante gjatë një interviste për “The Associated Press”.
Megjithëse ekspertët e dinin se ai i kaluari ishte një sezon tepër i keq, shumë e gjejnë numrin e vdekjeve surprizues.
Vitet e mëparshme, vdekjet e lidhura me gripin varionin nga 12 000 në 56 000.
Shumica e vdekjeve erdhën nga radhët e fëmijëve dhe të moshuarve, me pikun që arriti në muajt Shkurt dhe Mars. Ajo që e bëri edhe më të keqe situatën ishte fakti se vaksinat e gripit nuk dhanë efektet e pritshme.
Të dhënat e vdekjeve nga gripi përgjatë dimrit të kaluar raportohet se kanë qenë më të larta se ato të të gjithë viteve që prej vitit 1976-1977. Si vitet me gripin më vdekjeprurës në histori ndërkohë vlerësohet të jetë pandemia që nisi në vitin 1918 dhe zgjati dy vite duke vrarë më shumë se 500 000 amerikanë.
l.h/ dita

Kjo eshte nje genjeshter e madhe me shifra te zmadhuara. Se pari numri eshte shume i vogel disa djtera apo deri qindra por jo mijera.
Ne gripin e 2009 me pandemine artificiale thane 100 e ca mije. Pastaj 30 e ca mije, pastaj disa mije, disa qindra dhe ne fund 32 veta. Gjithashtu pjesa e te vdekerve eshte nga polmoniti dhe jo gripi edhe pse ky mund te kete qene shkak fillestar.
Mos i merrni shabllon se ka manipulime me statistika dhe nuk i beni sherbim njerezve dhe te vertetes.