Ndërsa gripi ka mbërthyer shumë njerëz dhe pritet që piku i sezonit të këtij virusi të arrijë pas disa ditësh, mjekët këshillojnë prindërit të bëjnë kujdes në mënyrë të veçantë me fëmijët e vegjël. Mjekët pediatër këshillojnë që të përdoren ilaçet simptomatike si preparatet për uljen e temperaturës (medikamentet antifebrile) dhe të shmangen sa më shumë të jetë e mundur antibiotikët dhe antiviralët. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur gripi i mbivendoset një sëmundjeje kronike apo shoqërohet me një infeksion bakterial. Gjithsesi, edhe këto ilaçe nuk duhen marrë asnjëherë pa recetën e mjekut. Këshillat e mësipërme vijnë nga ekspertë të Shoqërisë Italiane të Sëmundjeve Infektive Pediatrike.
