Groenlanda nuk është në shitje

Edona Llukacaj

Ministrja e Jashtme e Groenlandës ka thënë se: “ne jemi të hapur për biznes, mirëpo jo për shitje”.

Deklarata e saj vjen pasi, sipas mediave amerikane, presidenti i SHBA, Donald Trump, ka diskutuar me ndihmësit e tij, mundësinë e blerjes së Groenlandës, nga Danimarka.

Sipas Wall Street Journal, Trump “ka shprehur vazhdimisht interes” për blerjen e Groenlandës, një territor autonom, i vlerësuar me interes për burimet e saja të shumta dhe rëndësinë gjeopolitike.

Edhe Danimarka ka reaguar menjëherë ndaj artikullit.

“Ideja se Danimarka është duke shitur 50,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara, është plotësisht qesharake”, ka thënë zëdhënësi për Punë të Jashtme i Partisë së Popullit Danez, Soren Espersen.

Groenlanda është duke fituar vëmendje nga fuqitë e mëdha globale, përfshirë Kinën, Rusinë dhe SHBA, për shkak të lokacionit strategjik dhe burimeve minerale.

Në fskt, Shtetet e Bashkuara kanë një bazë masive ushtarake në Groenlandë.

Në vitin 1946, Shtetet e Bashkuara ofruan të blinin ishullin gjigant nga Danimarka për 100 milion dollarë, por marrëveshja u refuzua, raporton Dita duke iu referuar mediave nderkombetare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *