Gropa e pensioneve po na përpin dhe ISSH rri e vështron!

redaktor

Shpërthimi i megaskandalit

Ditët e fundit qeveria ka bërë publik megaskandalin e mospagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore nga rreth 1600 subjekte buxhetore, shtetërore dhe private. Ky skandal paraqet dy të reja: E para, deklarimi i pagesës së kontributeve është bërë, por nuk është kryer. E dyta, mëkatarë janë jo vetëm subjektet private, por edhe ato shtetërore dhe buxhetore. Shkurt, shteti, në vend që ta mbushte, e ka thelluar më tej gropën e sigurimeve shoqërore. Defiçiti i madh i skemës së pensioneve, rreth gjysma e të cilës mbahej, dhe mbahet ende, me burime financimi dhe subvencione prej buxhetit të shtetit, nuk ishte shkaktuar vetëm nga mungesa e kontributeve prej sektorit privat, por edhe prej atij publik. Më keq s’ka ku të shkojë! Por në një farë kuptimi, ne nuk habitemi nga ky zbulim. Ishte dhënë që para 23 qershorit alarmi për rrezikun e falimentimit të skemës. Por qeveria që iku e kundërshtonte kuturu dhe pas asnjë argument bindës këtë rrezik social, politik dhe kombëtar. Gjithashtu, në një varg shkrimesh “DITA” ka paralajmëruar për gropën e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ekspertë të njohur të fushës i kanë bërë me dije publikut, por edhe qeverisë, se kjo rrokopujë, e cila u shndërrua në një ngjarje kriminale duhet të ndalej. Më mirë vonë se kurrë. Ashtu si edhe mjaft çështje të tjera, mbijetesa dhe fuqizimi i fondit të pensioneve është shndërruar në një emergjencë kombëtare.

Si ka mundësi një institucion shtetëror të mos paguaj kontributet?

Faktikisht kjo ka ndodhur. Dhe në disa kontekste të caktuara. Deri para pak vitesh, mospagesa e kontributeve tolerohej edhe nga degët e Thesarit. Sidomos kur kontributet derdheshin direkt në llogarinë e ISSH. Kjo e fundit vazhdon të sillet si një bamirëse e madhe, por e papërgjegjshme, me paratë e taksapaguesve dhe buxhetin e shtetit. Ndërmarrjet shtetërore nuk kontrolloheshin ngaqë nuk kanë llogari buxhetore, por likuiduese. Për këtë arsye, ato e kanë pasur më të lehtë të manovrojnë dhe abuzojnë. Sytë duhen mbajtur hapur ndaj ndërmarrjeve shtetërore si ujësjellësat, repartet ushtarake, agjencitë e ndryshme etj., të cilat mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen këtë praktikë. Por pavarësisht nga rrethanat dhe kontekstet, ky është një veprim i papërgjegjshëm dhe vetëshkatërrues për sistemin e pensioneve. Mospagesa, pra, ka ndodhur për shkaqe të ndryshme. Ndërmarrje të caktuara buxhetore dhe shtetërore mund ta kenë neglizhuar se kanë pasur fonde të kufizuara. Dhe papërgjegjshmërisht, e kanë gjetur kamardaren e shpëtimit atje ku nuk duhej: te fondi i pensioneve. Këta torollakë e kanë konsideruar detyrimin e pagesës së kontributeve të pensioneve një detyrim të dorës së dytë dhe jo si një problem kritik dhe jetësor të sistemit të mirëqenies. Ka ndodhur që fondet të jenë devijuar edhe për veprimtari të tjera, ndoshta edhe tendera. E keqja ka qenë edhe më thellë. Mjaft institucioneve u janë planifikuar buxhete të pamjaftueshme, duke u kumtuar tërthorazi “Bëni si të bëni, jepni pagat dhe fusni gërshërët kontributeve”. Vajmedet o ish-qeveri e shqiptarëve!

Drejtuesit e ISSH gjatë një mbledhje
Drejtuesit e ISSH gjatë një mbledhje

Si mund të zgjidhet ky problem?

“DITA” ka kërkuar mendimin e ekspertëve të cilët sugjerojnë se për tre grupet kryesore të debitorëve, ndërmarrjet buxhetore, ndërmarrjet shtetërore dhe ndërmarrjet private, problemi kërkon zgjidhje specifike. Së pari, ndërmarrjet buxhetore duhet t’i përfshijnë këto detyrime në llogarinë e detyrimeve të prapambetura dhe të programojnë shlyerjen e tyre për një periudhë një-dy vjeçare. Së dyti, ndërmarrjet shtetërore duhet të detyrohen të paguajnë, duke nënshkruar marrëveshje me Tatim-Taksat për një shlyerje të kalendarizuar të këtyre detyrimeve. Së treti, ndërmarrjet private duhet t’i shlyejnë menjëherë këto detyrime. Midis tyre mund të ketë ndërmarrje, të cilave qeveria u ka borxhe. Detyrimet duhet të mbahen nga këstet e borxheve që do të shlyhen. Të gjitha subjektet private duhet t’i shlyejnë detyrimet një për një. Qeveria ka krijuar një klimë favorizuese dhe miqësore me sipërmarrjen. Por edhe sipërmarrja duhet të tregohet korrekte me të punësuarit e vet, duke shlyer një për një të gjitha detyrimet. Së katërti, mosshlyerja e detyrimeve të kontributeve të pensioneve, në raste të caktuara, të cilat duhet të identifikohen, mund të përbëjë edhe një vepër penale. Në këtë rast, përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht.

ISSH që kriminalisht bën sehir

Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet një bamirës i madh. Ky institucion, në kundërshtim me ligjin, është vetëpërcaktuar si një institucion që vetëm shpenzon paratë e shtetit dhe të kontribuuesve dhe as që e ka në fokusin e vet grumbullimin e kontributeve. Edhe sot e kësaj dite drejtuesit e ISSH na sillen si engjëj, të cilëve u kanë rënë në qafë drejtorët e papërgjegjshëm të qeverive të kaluara. Por nuk është kështu. Kjo gropë e madhe, po të qe për ISSH-në, do të ishtë shndërruar në një piramidë që do zinte brenda shtetin. Nëse piramida nuk u rrëzua, merita nuk është e ISSH-së. Për më tepër, kjo nuk e çliron këtë institucion nga përgjegjësia. Mosderdhja e kontributeve të pensioneve ka ndodhur para syve dhe nën hundën e drejtuesve të ISSH-së. Vërtet kontributet derdhen në organet e Tatimeve, por ISSH merr rregullisht, e detyruar nga ligji, kopje të listë-pagesave. Pse ka heshtur ISSH kur listë-pagesat kalonin pa derdhjen e kontributeve. Çfarë pune më të rëndësishme kanë drejtuesit e këtij institucioni, përveç kqyrjes së derdhjeve të kontributeve. Mirë që nuk i mbledhin vetë, por pse neglizhojnë kontrollin e derdhjes së tyre? I shkon këtij institucioni të paaftë të bëjë sehirxhiun dhe qokaxhiun me paratë e shqiptarëve dhe të shtetit të tyre? Për më tepër, kur degë të Institutit nuk kanë paguar, siç rezulton, as kontributet për punonjësit e tyre? A ka tallje më të madhe me detyrën dhe misionin fisnik të këtij institucioni? Përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet ta japin organet e drejtësisë. Ndërsa qeveria ka për detyre të hetojë administrativisht se përse ISSH shërben si streha e grumbullimit të grave, motrave dhe të afërmve të VIP-ave të vendit? As qeveria, as Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nuk duhet të miklohen nga fasada e jashtme e këtij institucioni-piramidë. Ato duhet të hyjnë në labirintet e këtij institucioni dhe të mos habiten me ato që do të zbulojnë. Sepse ISSH, me gjendjen në të cilën është, po shndërrohet në një gjyle të rëndë në këmbët e qeverisë dhe në zbatimin e reformës së pensioneve. Nuk mund të ketë reformë të pensioneve, pa reformë të ISSH!

Share This Article
10 Comments
  • Po kujt ja thua? A u konstatua,shkelqyshem,Ju une dhe mijera te tjere do i paguajne,e a sakush tjeter o i nderuar Erjon.E sa per ato reshtat e fundit ke te drejte,por nuk zgjidhet me gazetare,te hiqen nga puna grate,motrat,kunatat,e miqte e vipave.Edhe Ju konstatoni,por kush eshte ai burre qe te vere dore mbi neopotizmin,mbi farefisin,mbi partine e LSI dhe PS?
    Po te keni ndonje rruge tjeter shkruajeni neser se per keshtu konstatime i di i gjithe populli.
    Ka rruge tjeter qe te shkateroje poshtersine e ngritur ne sistem? JO. Po tekeni po ju lexojme neser.

  • Te shpartallohet ISSH-ja nga Tirana deri ne rrethe!
    Eshte nje institucion shteteror qe ka punuar per REGJIMIN KRIMINAL TE Sali Berishes!
    Te gjithe kryeministrat,ministrat,drejtoret e te gjitha ministrive,qe nuk kane paguar kontributet per SIGURIMET SHOQERORE deri me sot,te NXIRRET LIGJ I POSACEM:TE PERJASHTOHEN NGA POLITIKA,DEPUTETLLEKU,ADMINISTRATA SHTETERORE dhe te cohen per ndjekje penale!!!
    Kjo do bere,qe nga Ilir Meta,Fatos Nano,Pandeli Majko,etj,etj!
    Ne se thoni se do RILINDNI SHQIPERINE,filloni nga keta plehrat!
    KUJTESE”
    -CFARE DUHET TE NDODHE NE SHQIPERI,QE JU TE SHKARKONI KRYEPROKURORIN LLALLA e ta coni para gjyqit per SHPERDORIM DETYRE???

  • Ky shkrim eshte nje konfrimim tjeter i faktit se ne te gjithe historine tone 100-vjecare si shtet ne nuk jemi ne gjendje te qeverisim vet vehten. Zogu u mbajt gjalle nga borxhet e papaguara qe merrte nga Musolini, Enveri nga borxhet dhe Kredite qe merrte nga Jugosllavia, Rusia dhe ne fund ne Kina. Kur Kina nuk na dha me arka e shtetit ishte bosh dhe fitoi “demokracia”. Ne kohen e “demokracise” ne merrnim borxh ne nje menyre te re duke shitur bono thesari shteterore ne bankat e shkalle se dyte duke ju shmangur keshtu bombes socjale. Borxhi publik tani eshte 9 miljarde dollare dhe per te paguar vetem interesat e ketij borxhi ne duhet te paguajme cdo vit mbi gjysem miljoni dollare.
    Te pakten tani kemi nje qeveria qe turbulloje keneten qe la Berisha dhe tani po shofim se jemi shume shume Shum keq. Zoti na shpetofte.

  • Te jetojme me Friken eshte Normale .
    Por te jetojme me injorancen , Na detyrojne .
    Pse ne Kohen e enverit Nuk paguanit Kaq taksa ?

    Shpenzimi publik i nje shteti qe me MONEDHEN SOVRANE ,
    FINANZIOET ,
    kur ai shtet krijon monedhen dal nulla ,
    Nuk ka nevoje per te krijuar Taksa .

    A e kuptoni qe duhet te jetoni
    me tmerrin e Fiscal , qe i ngjan nje torture Mediovale ?

    Mos lexoni barsaleta , lexoni per sistemin Bancar

    • Tratatet Europei — Nga Mastricht e me vone

      [Tratato di lisbona Fiscal compact , six pack , two pack …….. etj etj ]

      Jane gjithmone mbytes per shtetet qe i kane Firmosur , keto Tratate

      Eshte TROIKA qe mbreteron e Scavalca PARLAMENTET .

      e UN Dizegnio Neo – Feudale
      Realizuar ne persosmeri per te Multiplifikuar profiti
      te Elitave Finanziare me çmimin Devastacione
      te sistemit ekonomik , social e prodhues ,
      Si va avanti , a suon di Diktat .

      Duke Hequr te drejtat e punes ,
      Tagli al Welfare
      Taksim folle ,
      Ku demokracia edhe ne Europe , Tani po behet nje Kujtim.

  • Pas asaj te vjedhjes se Bankes Shqiptare, vjedhja sistematike e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore eshte megaskandali i dyte financiar, barra e rende e se ciles bie me se shumti mbi kurrizin e nje qeverie qe nuk eshte e afte te beje gje tjeter pervec konstatimeve dhe premtimeve

    Kjo qeveri duhet “kapur per veshi” se nga njera ane u jep dekorata nderi punonjesve rrogetare te ruajtjes se rendit, kurse nga ana tjeter qysh prej nje viti e gjysem nuk ka qene e afte te vezhgoje nga afer rregullsine e hyrje-daljeve te faturave mujore te arketimit te kontributeve te sigurimeve te taksapagueve shqiptare.

    Pas skandalit te radhes eshte detyra e organeve te marre masat e nevojshme per spastrimin e menjehershem te te gjitha skorieve te ketij pseudoinstitucioni piramidal, ndeshkimin shembullor te hajduteve te pensioneve, dhe zevendesimin e tyre me profesioniste jo ne vjedhje, por ne zbatimin me perpikmeri dhe ndershmeri te detyres.

    Nese edhe pas ketij skandali do te kemi vetem levizje karrigesh dhe asnje ndeshkim, kjo qeveri duhet perzene nje ore e me pare se po tallet hapur me qytetarin..

  • Ceshtja eshte e thjeshte,rrisim moshen e pensionit.
    keshtu qeveria Rama shton ne sukseset e saj dhe nje reforme.

  • more te gjitha i pame dhe i degjuame p ate mbesen e sale qe e kishime dhe drejtoreshe te I S SH sia degjova asgjekundi emrin

  • Zoti Rama!
    Qeveria Berisha dhe Nano per 3 vjet rresht:1996 deri 1998,ne ish ushtarakeve nuk na ka paguar ASNJE LEK PENSIONE TE PARAKOHESHME!
    Pra na kane VJEDHUR 36 miliard leke te vjetra nga buka e gojes se femijve duke na zhytyr ne MJERIM e BORXHE te medha!!
    A do kujtohesh ndonjehere per ne ish ushtaraket,apo mendon se me ne e ke te SIGURTE VOTEN,PRANDAJ PO U JEP MILIONA ISH TE PERNDJEKURVE POLITIKE,qe edhe me ato qe u jep ata KUNDER TEJE DO TE VOTOJNE!!
    Mos i shto ARMIQTE EDI RAMA ME SHUME!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *