Gropa në buxhet, Konfindustria: E paralajmëruar pas rritjes së taksave

Saimir Lleshi

Mungesa e rreth 7 miliardë lekëve në arkën e shtetit gjatë muajit shtator, ka ardhur për shkak të dështimit të politikave fiskale.

Kështu mendon administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, i cili thekson se ky dështim vjen edhe nga ndjekja e rekomandimeve të FMN-së.

“Modeli i FMN, mbështetur në rritjen e taksave dhe tatimeve mbi biznesin dhe qytetarët sipas Konfindustrisë ishte i përcaktuar të dështonte pasi nuk ishte i duhuri për ekonominë e një vendi si Shqipëria ku mbizotëron informaliteti, shumë sektorë janë monopol, sistem bankar është jokonkurues dhe ku institucionet fiskale dhe gjyqësore janë të dobëta”, thuhet në reagim.

Në deklaratë thuhet se dështimi i mbledhjes së të ardhurave ishte i paralajmëruar që në vitin 2014 me pranimin e kushteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sipas Konfindustrisë, modeli i rritjes së bazës fiskale ka goditur drejtpërdrejt fuqinë konkurruese të ekonomisë shqiptare me vendet e rajonit. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *