VIDEO: Gruaja afgane lind fëmijën në avion rrugës për në Britaninë e Madhe, nuk kishte as mjek, e ndihmuan anëtarët e ekuipazhit

Edlira Shehu

Një grua, e cila po udhëtonte nga Dubai për në Britaninë e Madhe pasi kishte ikur nga Afganistani e lindi fëmijën e saj në bord.

26-vjeçarja Soman Noori ishte bashkë me burrin dhe dy djemtë kur lindi vajzën në kushtet kur nuk kishte as mjek, teksa anëtarët e ekuipazhit i erdhën në ndihmë.

Gjithsesi si masë paraprake avioni vendosi të ulet në Kuvajt.

Familja afgane nuk u ndal dhe udhëtoi për në Birmingham, duke lënë pas kaosin teksa në Britaninë e Madhe i pret një jetë e re, tashmë me një anëtare të pestë në familje.

Ky është rasti i dytë i raportuar i lindjes së një fëmije në avion gjatë eksodit afgan.

Më 22 gusht, një nënë afgane solli në jetë fëmijën e saj gjatë udhëtimit në bordin e një avioni ushtarak amerikan.

 

e.sh/Dita

Share This Article
14 Comments
  • Afganet , gruaja afgane…..
    Po per ate gruan, nenen me probleme mendore, qe nuk ka kush te kujdeset, kur do filloni te shkruani o shoqeri me dhembshuri te drejtuar??!! Per te kujdesej djali i saj, qe tani eshte ne burg se vodhi nje biciklete.
    Na ka kapluar shqetesimi se si gdhijne
    e ngrysen afganet. Cfare hengren dhe ku e pine kafen ne mengjes.
    Rama e ka ndare mendjen. Ata i kane pushtuar zemren. Po ju te tjeret cfare keni? Apo Rama ju ka ngjitur te gjitheve sindromen e afganeve!!!

  • Shtepia e studenteve nuk eshte shtepia e miqve te Rames, afganeve.
    . Ne Amerike a ndodh qe refugjatet te strehohen ne kampuset universitare?
    Meqe shtepia e Rames eshte shtepia e Mikut, sa afgane do marre Rama vete ne shtepine e tij ?

  • Ej temen e semes. Po stergjyshet e gjyshet tona lindnin nga 12-koke pa doktore, pa spitale pa asgje. Jane keto femrat e thara nga vezet sot, qe dhe me operacion e 10 doktore, mezi e nxjerrin femijen por edhe e nxjerrin pak cyryk ne fund.

    Keta po e shesin kete lajm sikur u be ndonje heroizem i papare qe nje grua lindi ne menyre natyrale. Ndoshta kane te drejte, me keto femra Instagrami qe jemi katandisur ne sot, ndoshta eshte vertet heroizem te sjellesh ne jete nje femije ne menyre natyrale.

  • Modeli mysliman: baj e pill me ke te del perpara dhe per cdo hall qe pjellat te shtojne pergjate jetes fajin e ka me siguri Shejtani i pari dhe Bota Kaure e dyta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *