Pas vdekjes së djalit dhe gruas së tij në një zjarr që përfshiu banesën e tyre disa ditë më parë, ndërron jetë edhe kryefamiljari Eduard Seferi. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në 21 prill, kur banesa e familjes që i përket komunitetit rom u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi në lagjen Brigada e 17 Sulmuese, ku 30-vjeçarja Lumturi Basha dhe djali i saj, K. Basha, 7vjeç u dogjën brenda në banesën tyre të improvizuar me dërrasa, kartona dhe llamarina.
