Gruaja e harruar

anazapta

Ato ditë Janari

U nxi historia

Ra pesha e zbardhjes

Te Prokuroria

 

Detyrë mbi detyrat

u ra prokurorëve

Për vrasjet makabre

ndëshkim autorëve

 

Kryeprokurore

Në atë nxirim

Rastisi një nuse

por në shtetrrethim

 

Rastisi një nuse

Rastisi një grua

Nga të katër anët

Boll mirë u rrethua.

 

Në gardhin e ngritur

plot me bajoneta

Si të shkonte nusja

gjer tek e vërteta?

 

Për të çarë rrethimin

endur me intriga

Duhej shkulur gardhi

i thurrur nga shtriga

 

Britma e kuçedrës

Mbi dallgët e detit

Forcën ia jepte

Kostum i pushtetit.

 

Ti hiqje kostumin

Dukej për ibret

S’ishte më kuçedër

Por thjesht një skelet.

 

Të fshihej  masakra

Syrin bënin pishë

Kuçedra e madhe

Bashkë me këlyshë.

 

Për të mbyllur plagët

Hapur në janar

Nga goja kuçedra

Villte flakë e zjarr

 

Me predha tymuese

Kish mbushur llogoren

Zbraste bateritë

Përmbi prokuroren.

 

Njëra dorë në këmbëz

Fort për të goditur

Tjetra përkëdhel

Këlyshët e rritur

 

Sharjet t’i rithemi

sot nuk na ka hije

por dimë si e shau

me libër shtëpie.

 

Dhe sot jemi bërë

prapë gazi i Botës

Për  Inën  kujtohet

Veç Këshill’i Evropës.

 

Edhe para tij

Ca ditë më parë

Pati ngritur zërin

Veç një gazetar

 

Shkruan historia

Një faqe të zesë

Kur njerëzit e tillë

Lihen në harresë

Share This Article
6 Comments
  • RILINDASIT KOKEPALAR PERGJIGJEN

    NUK JEMI AS HISTORIAN ,AS ARKEOLOG ,PRA INA RAMA NUK ESHTE PROBLEMI I JONE DHE AQ ME PAK 21 JANARI !
    I VETMI PROBLEM I JONI ISHTE VENDI I MINISTRIT TE DREJTESISE !

    KESHILLI I EUROPIT ,E KSAJ ………TE MOTIT ,TE SHPREHEJ NE 21 JANAR …KUR SPECIALISTET ME KEMISHA TE PALARA DHE 4 KLASE SHKOLLE NXIRRNIN PROVAT TE PAVLEFSHME .

    GAZI I BOTES KEMI QENE GJITHMONE ,DHE HISTORIA E JONE KA 500 VJET QE ESHTE E ZEZE !

    KJO GAZETA DHE AI ..TEMATIKASI TJETER DO JETE MIRE TE RESPEKTONI KODIN E HESHTJES …NDRYSHE DHE JUVE DO JENI
    LAVIRE BULEVARDI !

    • Ne fillim shkruaj me shkronja normale sepse duket sikur dikton dicka , gje per te cilen njerezia nuk ka nevoje.

      Mos flit ne emer te pergjithshem ( nuk jemi historiane ) flit ne te pervetshem pra qe nuk je historian

      Ina Rama mund te mos jete problemi yt ( perseri ne njejes ) por nuk do te thote se nuk eshte problemi i shumices se popullit

      Nese 21 Janari aq me pak nuk eshte problemi yt per nje pjese te madhe te shoqerise eshte nje problem teper shqetesues …… sa shqetesues e treguan votat e 23 Qershorit 2013

      Nuk ka cna duhet bota per gaz apo seriozitet ne fillim duhet te jemi serioze e te sjellshem me njeri – tjetrin , duhet te respektojme veten dhe ligjin .

      Edukata eshte A’ja e demokracise dhe epitetet e personave qe demtuan shtetin Shqipetar nuk na hyjne ne pune prandaj nuk eshte e hijeshme qe ti perserisim sepse biem ne batakun e tyre

      • Drejt Liberal ,duhet te shkruaj me shkronja te vogla .Korrigjohem
        Perse ju e keni kaq merak korrigjimin tim ?
        E kam fraze te kopjuar ,ate te historianit …ndihem aq shume e “kenaqur’ saqe do e perdor gjithmone .
        Problemin populli e ka me ata qe e nxoren ne bulevard ,dhe per tu kujtuar biseden tone te vjeter …eshte pergjegjes ai 2% ,ai ish ministri i ekonomise .Pastaj ka problemin e I.Rames .{qe ne fakt u shkarkua nga kapter Nishani pa asnje te drejte ligjore …gjithmone me votat e LSI }
        DUHET TE RESPEKTOJ LIGJIN ??

        JAM KOKEPALAR MOR ZOTERI ,NUK DI LIGJ UNE …LIGJIN E DINE ATA ME KRAVATE DHE BLLOK NE DORE !

        Kte fjaline e fundit ,besoj se e ke me ata te epiteteve “kokepalar”
        ata qe respektuan ligjin duke pire kafe te Rogneri …5 minuta para gjyqit …
        {dhe kte fjalen “kokepalar” do e perdor gjithmone .Nuk kam te drejten e autorit …por kam qene ne bulevard dhe …e meritoj }.

  • Ke te drejte Arben qe e ngrite edhe ti kete problem. Megjithese kam simpati per Ramen perseri pyes veten: “Perse ky njeri ve ne krye te puneve çupelina anonime dhe harron ato qe njihen dhe respektohen nga publiku?! Si spjegohet qe nuk kujtohet per Ina Ramen trime dhe te ndershme, qe kryeshtrigu i Shqiperise, vetem sepse Ina donte te vinte drejtesine ne vend, e quajti “lavire bulevardi”! Me vjen vertet shume çudi. Shume emra te njohur ne betejen e tyre kunder balozit te Viçidolit po lihen menjane, ndersa anonime koti kapin kryet e vendit?! Do Zoti dhe dyshimet tona nuk kane asnje baze.

  • e ke shume mire xhaxhi.Po je ne ate detyren e prokurorit suprem dhe te rrethuan rri urte,sidomos kur je grua,ha buken qe ke marre me vete.Po te shane mos dil fare nga dera,amaaaaaaaaaaaa postin mos e lesho,pse ta leshosh postin,mezi e ke fituar.e jo per gje,por po te jepje doreheqjen do thoshte ambasadori”ç’na bere moj?Aty te rrish!E ka me tallje ai burri”.I bie keshtu o xhaxhi,qe kushdo polic qe shoh ne rruge une dhe t’a shaj apo rrethoj,te rrije urte ai,ç’i duhet atij qe une tmerroj dynjane?Se mos eshte pune e tij ajo…ama me ndonje shperblim te vockel, rroga ne fund te muajit i takon,mbase dhe dietat,per meriten e madhe qe s’beri detyren.E,nuk e di si e ka mendimin Keshilli i Evropes me turmen e leqendisur te keshilltareve,ka mundesi qe te jene duke ngrene kukureca tek restorant Leopardi,se Krokodili eshte i zene.

  • Petrit zili vargëzon nje problem shumë të drejtë. Në fillim për ina ramën nuk kisha ndonje simpati profesionale kushedi por ne finale pashe nje grua te vertete profesioniste që arriti te lundrojë nën terrorin e bandes se psikopatit sali berisha!? Jam ne një mendje me komentin e “kataraktit”. Petrit zili ke mirenjohjen time qytetare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *