Gruaja e kapitenit: Argilio ka 40 vjet në det, jam e bindur që do t’ia dalin mbanë

redaktor

“Nuk kam lajme prej tij që nga dita e djeshme. Kam provuar t’i telefonoj sot në mëngjes, është e pamundur. Jemi në ankth, bashkë me vajzën qëndrojmë këtu përpara komjuterit dhe televizorit, presim lajme. Si të gjithë të tjerët, edhe ne. Askush nuk na ka telefonuar deri tani, kjo është telefonata e parë që marrim”

Kështu i është përgjigjur Paola, gruaja e kapitenit të Norman Atlantic, Argilio Giacomazzi, 62 vjeç, telefonatës së gazetës italiane Correre della Sera.

Ai është një burrë serioz, është në det që kur ka qenë 21 vjeç, ka 40 vjet tashmë që shkon lart e poshtë oqeaneve, përfshirë akujt polarë. Është gjendur edhe herë të tjera në situata emergjente. Jam e bindur që do bëjë më të mirën, shpresojmë gjithçka të mbyllet sa më mirë – thotë gruaja

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *