Gruaja e Krajkës i përgjigjet Merdanit: Ja raporti i burrit tim me Sigurimin

Saimir Lleshi

Një ditë pasi Sherif Merdani deklaroi në emisionin Opinion se kompozitori Agim Krajka ishte spiuni prej të cilit ai kreu burg, ka reaguar bashkëshortja e kompozitorit, Ami Krajka.

Znj.Krajka thotë se Sherif Merdani është keqkuptuar. “Krajka ka qenë vetë i persekutuar dhe kemi jetuar me frikë”, tha ajo.

Znj. Krajka a e keni dëgjuar deklaratën e z.Merdani mbrëmë në emision?

Po po e kam dëgjuar dhe më erdhi vertet shumë keq. Agimi nuk ndodhet këtu është në SHBA tek fëmijët, ai u habit shumë kur i tregova çfarë ka thënë Sherif Merdani.

Dua të sqaroj se ai (Merdani) u keqkuptua. Para një muaji erdhi një gazetare e “Tema”-s, ajo e keqpërdori fjalën e Krajkës. Nisur nga ai shkrim u fry. Është treguar pak naiv Sherif Merdani në atë që tha në Opinion.

Znj. Krajka, Sherif Merdani nuk përmendi asnjë shkrim, tha qartë më ka spiunuar Krajka, madje tha edhe pseudonimin e tij në dosjet e sigurimit?

Jo nuk është e vertetë. Ne kemi qenë vetë familje e persekutuar. Agim Krajka përgatiste festivalet dhe u mbajt i izoluar. Për 15 vite ai nuk është lejuar të dilte jashtë shtetit. Po të ishte spiun, ai s’do kishte vetë frikë nga sigurimi i shtetit. Ne rrinim nëpër dritare me frikën e arrestimit….

Pse thoni se ishit të izoluar, si ishte ky izolim?

Krajka ishte i survejuar në çdo moment. Për 15 vjet nuk ka dalë jashtë shtetit, që prej festivalit të 11. Shikoni edhe një detaj tjetër: Për 15 vite Enver Hoxha nuk e ka përmendur asnjëherë. E kishin frikë Krajkën ata (komunistët).

Si e kishin frikë?

E kishin frikë sepse këngët e tij mund të shkaktonin revolucion në popull.

Cila ishte lidhja e Krajkës me Alida Hiskun, ka folur për historinë e saj?

S’kemi pasur lidhje me Alida Hiskun, as nuk ia dimë historinë. Këngëtaret e Krajkës kanë qenë Parasheqevi Simaku dhe Irma Libohova.

Me çfarë merreni sot znj. Krajka?

Unë kam punuar në Opera në kohën e komunizmit, sot bashkë me Agimin kemi një studio të vogël ku përgatisim fëmijë në muzikë. Përpiqemi të punojmë edhe pse tani jemi në moshë. Ndërsa fëmijët i kemi në SHBA.

 

Share This Article
13 Comments
  • Agim Krajka ka qene eshte dhe do te jete nje nga yjet me te ndritshem te popullit shqiptar,ne muzike.Krijimtaria e tij muzikore qendron ne piedestal.Notat e muzikes se tij,ngrohin zemrat e cdo shqiptari.Rxhep Merdani,le ti bjere legenit kot,koha e tij ka perenduar,por ai nuk do ta kuptoje,kurse muzika e Krajkes bucet aktuale edhe ne ditet tona.E tille do te jete edhe ne te ardhmen.I uroj jete te gjate dhe te lumtur kompozitorit te dashur.

  • Aman,more zot si eshte e mundur qe paskan qen te gjith te persekutuar dhe te gjithe pasken heshtur si struci ne zall!!Po,kjo eshte vetem nji rren e kulluar me bishte se tani pas 25,viteve po dalin,krajkat,tokicet,blushezt,ramet,saliat,iliret,majko,elezet,mustafajt,pra me nji fja kret artistet pasken qen te persekutuar po kush e han kete rren me bishte qe nga sharri e deri ne tiran,po kush ju beson more aman se cfar nuk po flitni ore hipukrita e nihilista dhe njerez te pa nder e te pa ftyre!!Po,sipas juve e gjithe shqipria paska qen e persekutuar more idiota??!!!
    Po,krajka e kaka,cfar ka bere kunder atij regjimi qe te kete qeni izoluar a na tregon mori krajko kaka?
    Po,edhe nese ju paskeni qen te izoluar nuk dote thot se na paski qen te burgosur dhe te persekutuar neper byruca!Po,ashtu dhe nese ju paskeni qen nen vezhgim pra po del se paska pasur sigurimi me te drejt tek ju,paska pasur dyshime se,fmit i paski ne amerik te:DAJ CEMI!Pse,nuk pasaken shkue fmit e juaj ne suedi apo norvegji,por ne amerik??Pra,cfar po thot merdani,kjo le per te dyshuar oj mari,dhe po ne shqipri xhdo i dui ka qen informator dhe mir ka bere se ne emer te mrpjtjes se atedheut eshte bere,pra po te mos kishte qen kshtu sic po them,moti ai sistem kishte rare,vecanrishte qe ne kohen e marveshjeve angloamerikane me diverzantet,por ja qe populli e donte ENVER HOXHEN,jo sistemin por ENVERIN,dhe e mbrojti sa ke ai NJERI I EPOKES GJALLE.

    • shqiptar nga jashari ;;; me vjen keq te te them por paske navoje per nje psi ;;; te paska lene mendja more nga vaqarri ;;te roni vete se ;;;;;; ne kohen e diktatorit te gjithe kishi frike more katnar ;;;; edhe komshijte te spiunonin kot per te fituar pike ;;; tullona mishi ;;;por spaske jetuar ne shqiperi ne vitet 80 ;;

  • Sherifi nuk ka arritur te kuptoje se ne cfare kohe jetoi , pse u Burgos dhe ne cfare kohe po jeton ! Gjithmone me sahatin e mbetur ne vend por duke menduar se eshte ne pararoje te muzikes dhe kenges dhe mund te thote cfare ti vije nepermend ! Edhe sikur Krajka te kete qene ashtu sic thote Sherifi kjo as e ul as a rrit figuren e tij! Do te mbetet nje nga artistet e medhej te viteve 19660-1990 ,te cilet me shume veshtiresi ndertuan muziken e vertete moderne shqipetare ! Sherifi ben mire te analizoje jeten e tij dhe psete qe e denigruan deri ne futjen ne burg. Personalisht kam besuar gjithmone se e kane futur kot por duke pare papjekurine tij ne keto 25 vite kam ndryshuar opinion !

  • po jo moj zonj nuk kishte burre ne ate koh te ngrihesh kundra enverit tani na dolet te gjith kundershtar te regjimit dhe cfar mund te bente nje muzikan me shum ne ate koha sesa ti binte firzamonikes

    • edhe burre te dilte kunder hitlerit kunder stalinit nuk kishte ne ate kohe qe komandoninsepse ishin skizofrene ;;;si bashari ;;si kadafi ;;;si te gjithe ;;;;;po ju maka ;;paskeni tru sa nje arabel ;;

  • Po jo moj zonje mos degjo gojet e liga per “Belinin”kur te vi nga amerika i shpjegon vete Belini keto gjera mos i dil ti ne mbrojtje sepse e dine te gjithe kete pseudonim qe kishte shoku Agim,prandaj leri rradhe te shpjegohet vete,

  • spiuni ngelet spiun cfaredo qe te kete qene ne jete ,,,,,spiuni eshte qenia me e poshter nga te gjitha kategorite e njerzve,,,kta qe komentojne pro spiunit nuk e kane vuajtur nje gje te tille se ndryshe nuk do reagonin ne kete mynyre sa mbrapa jemi si popull shume injorante kemi ngelur edhe pse kane kaluar 25 vjet pas diktatures ropt gjykojne me dick-un jo me trute,,,ptu njerez injorante……!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Kur eshte salehu antikomunisti me i madh dhe me i persekutuari nga djemt e dulles,pse mos te jete edhe Krajka i persekutuar.
    Shqipetaret te gjithe komunista qe duartrokisnin dhe betoheshin per idealin e partise,sot jane te gjithe te persekutuar dhe duan demshperblim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *