Corinna Schumacher, gruaja e legjendës së Formula 1, Michael, thuhet se ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre në Zvicër.
Shtëpia me 20,000 metra katrorë ndodhet pranë liqenit të Gjenevës dhe kap një vlerë prej 6.4 milionë paund, dyfishi i shifrës së blerë nga Schumachers në vitin 2002.
Corinna është zhvendosur, ndërsa burri i saj vazhdon të trajtohet për dëmtimin e trurit që pësoi në një aksident në ski 8 vite më parë.

Tani e vendosur në një rezidencë prej 27 milionë paund në Majorca, në pronësi të dikurshme të presidentit të Real Madrid Florentino Perez, ajo ka nxjerrë shtëpinë zvicerane në shitje.
Siç raportohet nga revista gjermane Bunte , shtëpia është përshkruar si “një pronë e jashtëzakonshme në një vend të qetë dhe të mbrojtur”.

Lajmet për ikonën gjermane janë të pakta, por Jean Todt – i cili menaxhoi Schumacher gjatë kohës së tij në Ferrari – foli për të në dhjetor të vitit të kaluar.
“Unë e pashë Michael javën e kaluar. Ai po lufton,” tha Todt, i cili tani është president i FIA.
“Por ai ka një grua të mahnitshme pranë tij, ai ka fëmijët e tij, infermierët e tij, dhe ne vetëm mund t’i urojmë më të mirën dhe gjithashtu t’i urojmë familjes edhe më të mirën. Ajo çfarë mund të bëj është të jem afër tyre. Ai është trajtuar në mënyrë që të mund të kthehet në një jetë më normale”, u shpreh Todt.
e.r/dita

Ky pilli qe ka rrotull shtepise ki Shumakeri, ka derra mo?
O PREC DODA, rrushi, mos u ngaterro nuk eshte ne Shqiperi, por eshte ne Zvicer. Qe ty te hjedhin qyrret se flet dhe ke mendime qe nuk i hane as qente.