Gruaja e Trump padit mediat për shpifje

Elton Tafaruci

Melania Trump ka paditur gazetën britanike “Daily Mail” dhe një portal me bazë në SHBA pasi kanë rapotuar se ajo ka punuar si eskortë gjatë viteve ’90, sipas revistës amerikane ”Hollywood Reporter”.

Bashkëshortja e kandidatit republikan për president, Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje ndaj gazetës dhe blogerit, Webster Griffin Tarpley, i cili ka thënë se ajo ka jetuar në frikë për publikimin e të kaluarës së  saj të supozuar si një punëtore seksi.

Që të dy, si blogeri ashtu dhe ”Daily Mail” kanë fshirë më pas artikujt e tyre të publikuar muajin e kaluar dhe i kanë kërkuar falje Trump.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *