Gruaja e Vardisë mes huliganëve në Marsejë

Elton Tafaruci

Skenat e dhunës në Marsejë mes tifozerisë ruse dhe asaj angleze, kanë prekur edhe bashkëshorten e sulmuesit të kombëtares angleze, Xhemi Vardi. Rebeka Vardi, u prek nga gazi lotsjellës që policia franceze hodhi për të normalizuar situatën.

Bukuroshja 33-vjeçare, e cila u martua vetëm dy javë më parë me yllin e kampionëve të Anglisë të Lestër Sitit, ndodhet në Francë për të mbështetur sulmuesin 29-vjeçar, i cili fatkeqësisht nuk pati shansin të debutojë në ndeshjen e parë të “Tre Luanëve” kundër Rusisë.

Në këto foto, modelja është duke hyrë në stadiumin “Velodrom” dhe mban një bluzë në hundë për shkak të gazit lotsjellës. Por për të mbërritur deri në zonën e sigurisë, edhe një vajze delikate si ajo, i duhet të kalojë mes huliganëve. “Na futën në kafaz dhe na trajtuan si kafshë”, u ankua ajo pas ndeshjes.

Gruaja e Vardisë mes huliganëve në Marsejë

vardiiii

nintchdbpict000243754134 1

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *