Një nënë nga Missouri është përballur me një hajdut pasi ai i kishte vjedhur makinën.
Mamaja beqare që e kishte lënë celularin në makinë, i ka shkruar hajdutit duke iu lutur që t’ia kthente, dhe çudia ka ndodhur kur burri ia ka kthyer makinën e saj.
E deshpëruar nga ajo që i kishte ndodhur Megan Batten, nënë e pesë fëmijëve i ka shkuar mesazh hajdutit:
“Hej, ju sapo i keni vjedhur makinën e punës së një nënë beqare me pesë fëmijë. Ti po shkatërron jetën time”- ka shkruar ajo.
Por gruaja ka thënë se mrekullitë ekzistojnë kur hajduti i ka kthyer mesazh.
“Ndihem shumë keq. Fëmijët e mi donin një vakt në tavolinë dhe këtë e bëri babai i tyre që ata të kishin ushqim. E di që është e gabuar, por ka qënë shumë e vështirë që kur humba punën.”-ka shkruar hajduti në mesazh.
Pas disa bisedash mes tyre, hajduti i ka treguar gruas se ku ndodhej makina që ajo të shkonte ta merrte.
Dhe gjithçka ka rezultuar e vërtetë kur gruaja e ka gjetur makinën në vendin ku ai i kishte treguar.
Në shenjë humanizmi dhe pendese të hajdutit, nëna beqare Megan nuk ka bërë asnjë denoncim.

Po pjellin dhe keto amerikanet shume, e divorcuar dhe me 5 femije. Bravo i qofte megjithate!
Ai vertet ka qene hallexhi. Po te ishte mjeshter ne vjedhje,celularin nuk do e mbante hapur sepse dihet qe ai te percakton edhe vend ndodhjen.
Fati i saj qe ai e ka kthyer sendin e grabitur.
Ah,sikur te kishim shume hajdute te ketille… 🙂
Publikoni ju lutem dhe nr e cel te Ilir Metes
cdo gje mund te ndodhe , ndoshta pergjigjet …..
hhahahahahahhahahaaaaaaaa o sekretaria !!!!!!!!!!!!!!!