Zemra e një gruaje është ajo që e bën
botën një vend më të bukur.
Ato dinë se një puthje dhe një përqafim,
mund të shërojë një zemër të thyer.
Kur perëndia krijoi gruan, po bënte tashmë orën e gjashtë jashtë orarit të punës. Aty u shfaq një engjëll dhe pyeti:” Pse po shpenzoni kaq shumë kohë për këtë?”
“Ke parë fletën e të dhënave për të? Kjo duhet të jetë diçka që mund të lahet tërësisht, por jo plastikë, duhet t’ i ketë mbi 200 pjesë të lëvizshme, që mund të zëvendësohen dhe trupi saj, duhet të mund edhe të ecën, edhe kur jeton me ujë dhe kore buke. Ajo duhet ta ketë një prehër, mbi të cilin mund të ulen në të njëjtën kohë katër fëmijë. Ajo duhet ta posedojë një puthje, që mund të shërojë çdo gjë, nga gjuri i gërvishtur, deri tek zemra e thyer – dhe ajo do të bëjë çdo gjë, vetëm me dy duar.”, tha perëndia.
Engjëlli mbeti i mahnitur nga këto mundësi dhe pyeti: “Vetëm me dy duar?” Edhe këtë tek modeli standard? Kjo është punë tepër e madhe për një ditë. Pritni deri nesër për ta përfunduar.”
“Nuk do të presë”, kundërshtoi perëndia.”Jam kaq afër për ta përfunduar këtë krijesë, që më ka hyrë në zemër. Ajo tashmë mund ta shërojë veten dhe mund të punojë 18 orë në ditë.
Engjëlli u afrua dhe preku gruan.” E mirë, po e paskeni bërë shumë të butë.”
“E vërtetë, ajo është e butë”, konstatoi zoti, “ mirëpo ti nuk ke idenë, çfarë mund të durojë, respektivisht të arrijë.”
“A do të jetë në gjendje të mendojë?”, pyeti përsëri engjëlli.
“Jo vetë se do të jetë më gjendje të mendojë, ajo do të dijë edhe të negociojë dhe të bëjë marrëveshje…madje më mirë se një burrë.”
Engjëlli vuri re diçka, zgjati dorën dhe preku faqen e gruas.” Oho, po pikon, po rrjedh, duket se qenka një vrimë, një vend i pambyllur në këtë model. Thash më parë, është shumë punë për një ditë!”
“Ky nuk është vend i pambyllur”, e korrigjoi perëndia, “ky është loti!”
“Po, për çfarë shërben loti?”
“Loti është një mundësi për ta shprehur ajo gëzimin e saj, dhembjen e saj, brengat e saja, zhgënjimin e saj, dashurinë e saj, vetminë e saj, pikëllimin e saj dhe krenarinë e saj.”
Engjëlli mbeti i impresionuar dhe shtoi:”Ju jeni një gjeni, paskeni menduar për çdo gjë. Gratë vërtetë qenkan të mahnitshme.”
Po, ato janë në të vërtetë. Gratë kanë lënë gojëhapur edhe burra shumë të fortë. Ato durojnë vështirësitë dhe bartin pesha shpirtërore, por ato kanë në vete gjithmonë gëzim, dashuri dhe lumturi. Ato buzëqeshen, kur duan të bërtasin dhe këndojnë, kur duan të qajnë. Ato qajnë kur janë të lumtura dhe qeshen, kur janë të shqetësuara. Ato luftojnë për atë që besojnë, ato ngrihen kundër padrejtësive. Ato nuk pranojnë një “JO”, nëse mendojnë se ekziston një përgjigje më e mirë. Ato heqin dorë nga të gjitha gjërat, në mënyrë që familja e saj, të ketë atë që i nevojitet. Ato shkojnë tek mjeku me një të dashur të frikësuar. Ato dashurojnë pa kushte dhe ngurrim. Ato qajnë kur fëmijët e saj sjellin rezultate të shkëlqyeshme dhe shpërthejnë në hare, kur miqtë e saj fitojnë një shpërblim. Ato gëzohen kur dëgjojnë për lindjen e një fëmije, ose për një martesë. Zemra tyre thyhet, kur vdesë një mik. Ato zhyten në pikëllim, kur humbin një anëtarë të familjes. Ato janë të forta edhe kur mendojnë se nuk ka më rrugëdalje. Ato dinë se një puthje dhe një përqafim, mund të shërojë një zemër të thyer.
Gra ka në të gjitha formatet, madhësitë dhe ngjyrat. Ato do të vijnë tek ti me makinë, me avion, duke vrapuar ose me e-mail, vetëm për të bërë të ditur se sa brengosen për ty. Zemra e një gruaje është ajo që e bën botën një vend më të bukur.
Ato sjellin gëzim, dashuri dhe shpresa.
Ato kanë dhembshuri, vuajnë për ty dhe idealet.
Ato i japin familjes hare dhe mbështetje morale.
Gratë kanë gjëra të rëndësishme për të thënë dhe të japin gjithçka!
Si do që të jetë, në qoftë se ka një të metë tek gratë, kjo është: ato harrojnë se çfarë vlera posedojnë.
Nga gjermanishtja për DITA
Lis Bukuroca