Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Tek ne nuk është si në Europë që konkurron e mund të fitosh pavarësisht gjendjes sociale, ngjyrës së lëkurës, me a pa fëmijë. Jo vajzë e dashur, ki parasysh se rëndësi këtu merr intervista para shefit, intervista këmbë mbi këmbë. Të suksesshme janë ato që s’ndruajnë, që këmbën e hedhin pak më lart se këmba mbi këmbë, që shefi të ketë ç’të shohë, të kuptojë se para tij nuk është një si do ku do, pra është personi i kërkuar prej tij. Kjo qe shkolla dhe praktika që la mazhoranca e përmbysur në fushën e shfrytëzimit të burimeve njerëzore në marrëdhëniet me publikun dhe vlerësimin e gruas si qenia më humane. Ndryshimi ka nisur, le të jenë femrat mazhorancë, të vlerësojnë veten po e po, por t’ju çojnë notën edhe burrave. Nga Xhevdet Cora.
