Një grua, e cila urinoi në një restorant, përpara se të linte një koment negativ online, mbeti e skuqur nga përgjigjia brilante e stafit.
Gruaja kishte vizituar restorantin në Uashington, SHBA, gjatë orëve të ofertës.
Por ajo u ankua më pas online për shërbimin e tmerrshëm.
Ajo tha se menaxheri nuk iu përgjigj thirrjes së saj për ankesën.
Gruaja tha se kishte konsumuar një pije, por kishte paguar për dy.
Pasi konfirmuan se ndaj saj nuk ishte bërë asnjë gabim, stafi deklaroi se ajo kishte urinuar në karrigen e saj.
“Fakti është se ju humbët kontrollin mbi zorrët tuaja në mes të restorantit dhe vazhduat të qëndronit e ulur, duke e bërë situatën akoma më të keqe”.
“Na u desh të zhvendosim klientët pasi mund të shkelnin mbi atë rrëmujë që kishit krijuar ju”.
“Jo vetëm kaq, por më pas i hodhët mbathjet në koshin tonë dhe të shkretët pastruese çfarë kanë hequr”.
“Do të rifinanconim faturën, por nëse premton se nuk kthehesh më”.
“Edhe pse na vjen keq për njerëzit që urinojnë vend e pavend, sërish u themi që nuk u kërkuam faturë për pastrimin e urinës”.
