Gruan me shami nuk e lënë të marrë pjesë në palestër

Bora Basholli

Një grua e re muslimane e cila mbante shami, u përball me një pengesë absurde në Itali, pasi asaj iu ndalua të merrte pjesë në një palestër për shkak të veshjes së saj.

Incidenti ndodhi në qytetin e vogël të Mirandolës, ku gruaja 28-vjeçare Khadija Tajeddine iu tha se nuk mund të merrte pjesë në palestër po qe se nuk e hiqte shaminë.

Tajeddine i shkroi një letër kryetarit të bashkisë, duke thënë se pronari i palestrës i tha se “nuk lejon Batmanin apo murgeshat në palestër”.

“Pronari i palestrës më tha se refuzon të më regjistrojë duke pretenduar se jam veshur në mënyrë jo-perëndimore. Kur i kërkova të më shpjegonte më tej, pronari tha se nuk lejon Batmanin apo murgeshat në palestër, në duke iu referuar shamisë sime”, tha Tajeddine në letrën e saj, dhe shtoi se pronari ia kishte bërë të qartë se palestra ishte në pronë të tij, dhe prandaj i vendos si i do rregullat “. Por përgjigje për diskriminim nuk mori.

Gruaja 28-vjeçare e lindur në Marok ka jetuar në Itali që nga viti 1999 dhe mban nënshtetësinë italiane, thanë mediat lokale.

Në letrën e saj, ajo deklaroi se i njeh ligjet, Kushtetutën dhe parimet e Kushtetutës dhe se ajo me të cilën u përball nuk ka asnjë justifikim.

Ajo e dënoi aktin racist, duke thënë se është mjaft e vështirë të shprehet zemërimi, zhgënjimi dhe ankthi i saj.

 

 

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Ky nuk eshte diskriminim.
    Eshte pergjigja e duhur ndaj obskurantizmit mesjetar,qe i imponohet tolerances Evropiane me Shami,me xhami,me kuran,dhe fanatizem islam.
    Jasht obskurantizmi islam nga Evropa e qyteteruar!

  • Nese ja lejon vetes te shkosh ne palester, atehere eshte shume kollaj te mledhesh top edhe Mendjen e cila te ruan nga gjithshka qe nuk duhet apo duhet te besh dhe jo Shamia . Besimi qendron tek ajo qe ti mendon dhe tek te mirat e veshtira qe duhet te kryesh dhe jo tek ndjekja strike e riteve te veshjeve . Zoti ka qene para veshjes.

  • Perderisa kjo ka pranuar te behet qytetare italiane , patjeter qe do te zbatole normat dhe kerkesat qe ka ai shtet. Keshtu dhe ne rastin konkret, pronari mendon per vete dhe jo per kete italiane te konvertuar….

    • Teodor ,

      un jam i krishter , por nuk jame aspak me ate
      ide dakord qe meqe nji person qe vjen nga arabia afrika e i perket fese islame duhet te ndryshoje identitet ,

      sepse ka marre nji nenshtetesi Europiane !

      Kjio eshte nji loje e gabuar ,politike e gabuar qe luhet sot nga shtetet Europiane me te Huajt e Nenshtetesine !
      Kjo politike eshte nen dijitetin e te Drejtat e Njeriut eshte

      poshteruese skllaveruese .

      Ajo goce apo kushdo duhet te rrespektoje Ligjet e integrohet ne shoqerine Europiae por jo te ndryshoj
      si identitet e njeri sepse ka marr njoi pashaporte tjeter .

      Kjo nuk eshte Drejtesia e Njerezimi qe ne kemi perfytyruar ne kte jete .

      Jetojm ne Demokraci , atehere lere njereiun te jetoje
      sipas siteve e tradites se tij ,per aq kohe sa tradita e sjellja e tij ne shoqerin euopiane nuk perben nji Rrezik
      per ate shoqeri .

      Le te mendojme si njerez jo si makina robotizuara nga propaganda mediatike .

      Drejtohet gjithmon gishti ne drejtimin e gabuar ,jo aty ku duhet mjerishte .

      Boll beri njerizimi idiotin skllavin para ksaj Bote kanibalesh Kapitali ,
      eshte koha per reflektim e dinjitet njerezore (mendimi im )

  • Ka nga keto arabet qe po kerkojne te lahen me gjithe roba ” burkini” ne pishine. Dhe kur nuk i lejojne ulurasin per racizem. Duke pasur parasysh se myslimanet fanatike nuk pranojne kurre te shkartisen me vendasit, pra te asimilohen, une quaj te drejte debimin e tyre nga vendet perendimore. Madje mendoj se eshte disi me vonese. Europa duhet te mbetet nje kontinent i bardhe dhe i krishter. Multikulturalizmi dhe shoqerite paralele do te shkaktojne heret ose vone luftra te pergjakshme ne vendet perendimore, njlloj si ka ngjare ne Bosnje, Liban, Birmani etj.

  • Po neqofte se te gjithe fete ne bote te vendosin shenja dalluse si myslimanet?si do te jete popullsia e botes me ndasite fetare! a i mendoni dote ?Lenja e shenjave dalluese fetare eshte racizem i hapur…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *