Gruevski e Trajanovski dëbohen nga Hasanbegu

Dita

Zyrtarët shtetërorë janë të padëshiruar në zonat e prekura nga përmbytjet.

Ish kryeministri dhe kryetari i VMRO­-së Nikolla Gruevski së bashku me kreun e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski janë vënë në shënjestër të kritikave në Hasaneg.

Në videon e publikuar nga ALSAT shikohet madje edhe përleshja me fjalë dhe pastaj me grusht, mes inspektorit të komunës së Gazi­-Babës Hajredin Sulisi, i cili ka qenë në ekipin shoqërues si pjesë e ekipit për vlerësimin e dëmeve për makinat, ndërsa në anën tjetër, duket aktivisti i partisë “E majta” Goce Markovskin.

I kontaktuar ne telefon nga Alsat Sulisi tha se ishte provokuar disa herë nga aktivisti, që sipas tij, ka ofenduar rëndë si dhe duke penguar punën e tyre. Sulisi mohon që ta ketë grushtuar, por thotë se ka qenë reagim momental mbrojtës. Alsat kontaktoi edhe përfaqësues të partisë e majta të cilët thanë se shumë prej tyre solidarizohen në mënyrë vetjake në ndihmë të qytetarëve. Por në momentin e shfaqjes së politikanëve, situatat bien pre e përplasjeve politike.

Një ditë më parë edhe banorët e Stajkovcës, reaguan të revoltuar ndaj pranisë së kryeministrit Emil Dimitriev dhe ministrave të VMRO-­së.

Banorët e Hasanbegut, të goditur më së tepërmi nga vërshimet brenda disa ditëve kanë dëbuar nga kjo lagje disa funksionarë. Natën e vërshimeve, të shtunën ata dëbuan nga lagja e tyre kreun e Qytetit të Shkupit Koce, Trajanovski dhe atë të Gazi Babës, Toni Trajkovskin. Jozyrtarisht, sipas disa banorëve, një ditë pas vërshimeve nga kjo lagje janë dëbuar edhe funksionarë të BDI-së, shkruan Alsat.mk.

 

https://youtu.be/zeu6UfMjYp0

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *