Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministrit të vendit.
Me këtë akt, Maqedonia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në prill të këtij viti dhe Gruevski e ka vënë kusht këtë.
Në Shkup ndodhet për vizitë komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, i cili do të zhvillojë takime me palët për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend.
Ndërsa pranoi dorëheqjen e Gruevskit, kryeparlamentari maqedonas tha se shpreson që liderët politik do të arrijnë të tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe sfidat për t`u vënë në funksion të zhvillimit demokratik të vendit. /Dita/
