Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, e ka quajtur suksesin e fundit të ish-Ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-Shefit të Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, operacionin policor të kryer në lagjen e “Trimave” në Kumanovë fundjavën e kaluar.
Në seancën parlamentare ku Ministrat e rinj të propozuar prej tij u votuan edhe nga deputetët shqiptarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Gruevski, shpjegoi edhe dorëheqjet e dy bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
“Nën udhëheqjen e tyre u pa se si mbrohen interesat e qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa suksesi i tyre i fundit ishte aksioni policor në Kumanovë i realizuar me shumë sukses. Ata ishin therur në sytë e çdo krimineli, të brendshëm dhe shërbime të huaja”, tha Gruevski.
Në arsyetimin e dorëheqjes, Ministrat Jankullovska dhe Janakievski ashtu si edhe Mijallkov, thanë se i japin me qëllim që të parandalojnë thellimin e krizës politike edhe pse bombat e opozitës vazhdojnë t’i konsiderojnë montime.
Ndërsa lideri i opozitës, Zoran Zaev, tha se pret dorëheqje edhe nga ana e Ministrave të BDI-së, edhe pse kjo e fundit ka deklaruar se nuk largohet nga qeveria.
Aliu do duhet te largohet nga Qeverija terroriste dhe e korruptume sapo ti jep urdhen ambasada Hamerrikone.
NDOSHTA PER KETE “SUKSES” DHANE DOREHEQJET.
NJEREZ TE DEGJENERUAR, DO VIJE EDHE ORA JUAJ.