Georgievski: Nuk ka qeveri pa shqiptarët

anazapta

Lideri i VMRO-Popullores Lubço Georgievski teksa komentoi retorikën parazgjedhore të VMRO DPMNE-së dhe liderit të saj Nikolla Gruevski tha se “Nuk ka qeveri pa shqiptarët”. Georgievski u shpreh i prerë se, edhe sikur VMRO DPMNE-ja të fitoj 100 deputet nuk mund të formoj qeveri pa shqiptarët, sepse sipas tij Maqedonia duhet të vazhdojë të jetojë edhe pas zgjedhjeve. “Vlerësoj se kjo është një retorikë e rrezikshme. Në rast se jo e rrezikshme atëherë do të mund ta quajmë si komike, naive.

Dikush që ka praktikë 20 vjeçare të qeverive multietnike sot të bëj fjalë për qeveri të pastra maqedonase, kjo thjeshtë është absurde, totalisht joreale. Madje edhe 100 deputet t’i ketë VMRO DPMNE-ja, patjetër të marrin një parti shqiptare në qeveri”, u shpreh Lubço Georgievski, VMRO Popullore.

VMRO-Popullore në këtë drejtim është shumë e qartë dhe precize. Ne vlerësojmë se këto zgjedhje vërtet janë historike”, tha Lubço Georgievski, VMRO Popullore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *