Grumbullohet Kombëtarja, nis misioni anti-Serbi

redaktor

Misioni anti -Serbi ka nisur zyrtarisht. Trajneri Gianni De Biasi ka filluar përgatitjet me pjesën më të madhe të futbollistëve që janë thërritur për takimin e 8 tetorit sipas një plani të mirëorganizuar që parashikon edhe detajet më të vogla.

Kapiteni Lorik Cana edhe pse nuk luajti në ndeshjen e fundjavës në kampionatin francez mes Nice dhe Nantes është shfaqur në stërvitje i qetë, ndërsa një sinjal pozitiv për formën e tij janë edhe pamjet në të cilat shfaqet duke ecur normalisht pas dëmtimit që pësoi në mesjavë në kaviljen e këmbës së majtë.

I rikuperuar plotësisht është ndërkohë edhe Burim Kukeli, i cili është i gatshëm për sfidën, por nuk është e thënë që shqetësimet për De Biasin të mungojnë për sa i përket formës së dy futbollistëve të tjerë.

Në seancën e parë De Biasi ka preferuar të rezervojë një stërvitje më të lehtë për futbollistët që janë aktivizuar të dielën, me Etrit Berishën dhe lojtarët që aktivizohen në Zvicër si Gashi, Abrashi , Xhimshiti, Sadiku etj., që kanë zhvilluar një seancë më të reduktuar.

Nuk ka mundur të kapë seancën e parë stërvitore Elsid Hysaj, që ka mbërritur më vonë në ambientet e Hotel “Tropikal” ku është akomoduar Kombëtarja.

Kuqezinjtë janë grumbulluar në një atmosferë mjaft pozitive, ndërkohë që do t’i vazhdojnë përgatitjet në një regjim të rreptë të vendosur nga trajneri De Biasi, që ka blinduar hotelin ku ndodhen kuqezinjtë në mënyrë që futbollistë të jenë sa më të qetë dhe të përqendrohen plotësisht te ndeshja vendimtare me Serbinë.

Share This Article
1 Comment
  • Suksese Kombetares ! E sigurte se do te kalojne edhe kete ndeshje si dhume te tjera dhe me ne fund ne Europian!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *