Grup kriminal për falsifikimin e vizave, arrestohen dy policë në Tiranë

DITA Online

 

Dhjetë persona u arrestuan mbrëmjen e të hënës nga policia e Tiranës, ku mes të cilëve janë edhe dy policë.

Kanë qenë hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në finalizimin e operacionit.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se janë arrestuar Arian Uku dhe Entela Çala, inspektor në Seksionin e trafikut interurban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe specialistë në Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë.

Krimet e Rënda kanë nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tyre me akuzën e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe formularëve, si dhe grup i strukturuar kriminal.

Një ditë më parë u bë e ditur se u zbuluan dhe dy laboratorë ku realizohej falsifikimi i dokumenteve.

Priten detaje të tjera nga operacioni.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *