Grupi Detar i NATO-s stërvitje të përbashkët me Rojet Bregdetare Shqiptare

DITA Online

Grupi i dytë Detar i NATO-s (SNMG2) ka kryer një stërvitje të përbashkët me Rojet Bregdetare Shqiptare në detin Adriatik, pas një vizite në portin e Durrësit.

Stërvitja e përbashkët është zhvilluar kryesisht në mbrojtjen e anijeve me shpejtësi, qasje të furnizimit me karburant në det dhe ushtrime manovrimi si kusht ndërveprimi brenda Aleancës.

“Pas një vizite në portin e Durrësit në Shqipëri, grupi i dytë Detar i NATO-s (SNMG2) u stërvit së bashku me Rojet Bregdetare Shqiptare, duke kryer mbrojtje anijesh me shpejtësi, qasje të furnizimit me karburant në det dhe ushtrime manovrimi në detin Adriatik, duke nënvizuar kështu ndërveprimin brenda Aleancës“, shkruhet në postimin e NATO-s ndërsa ka dhe foto nga stërvitja.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Patetike. Shtet pa anije luftarake, nendetse, avione luftarake !
    Shtet me breke neper kembe. Jo. Shtet pa breke fare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *