Kur ka mbetur dhe më pak se një orë nga ndeshja Shqipëri-Portugali, një lajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare vjen nga ndeshja tjetër e Grupit “I”. Armenia ka barazuar pa gola me Danimarkën, duke mos ndryshuar asgjë në tabelën e renditjes.
Ka qenë një sfidë e luftuar nga të dyja kampet me plot raste por në fund gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura. Danimarka ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe kundërshtari i radhës për ekipin e Olsen është Portugalia.
Tani të gjithë sytë në “Elbasan Arena” për të parë se si do të përfundojë takimi mes Shqipërisë dhe Portugalisë.
