Grupi i dytë me 40 muxhahedinë mbërrijnë në Shqipëri

Elton Tafaruci

Mbërrin një tjetër grup muxhahedinësh në Shqipëri. Autoritetet kanë konfirmuar mbërritjen e 40 personave në aeroportin e Rinasit. Me sistemimin e tyre në vendin tonë merret UNHCR-ja.

Ky është grupi i dytë brenda muajit gusht. Pasi me 6 gusht një tjetër grup muxhahedinësh mbërritën nga kampi ” Liria i Irakut” për tu strehuar në Shqipëri.

Një pjesë e tyre janë akomoduar në një kompleks pallatesh në periferi të kryeqytetit. Ndërkohë që Ministria e Brendshme nuk bën më dije numrin e saktë të tyre si dhe vendet e tjera të akomodimit dhe i klasifikon keto të dhëna si sekret.

Muxhahedinet po strehohen në Shqipëri në bazë të një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Share This Article
2 Comments
  • sa me shume muxhahidine te sillni..aq me shume shajne enver hoxhen gazetaret tane..

    akomodimi i ketyre muxhahidineve qe shkojne rreth-20 mije veta eshte ne nje fare menyre humbje faktike sovraniteti ndoshta dhe me shume..

    por te pakten qeveria amerikane duhet te “zgjidhe qesen” dhe jo ta lene ate vend nen thundren e monstres berishe dhe nje edi rama qe vjen verdalle si pordha neper breke..

    si nuk doli nje shqiptar ta kundershtoje kete lloj invazioni pasojat e te cilit do ti paguajne brezat

    T.U.R.P per qeverine

    T.U.R.P per mediat

    T.U.R.P per intelektualet

    e dua ameriken..por me shume dua te verteten

  • O shqiptere ju mori lumi
    Shqiperia e tera humbi
    Po c’fare eshte ky xhimilet
    Qe se do as vendi i vete!

    Keta kusar e tradhetare
    Qe nxuar nenen ne pazare
    Ndaj atje si do njeri
    Si ti qasim ne Shqiperi?

    Per mikun e madh shejtanin
    Futen ne kurthe Iranin
    E si mund te besoj une
    Se nuk eshte e zeze kjo pune?

    20.000 nuk jane pak
    Te trainuar per merake
    Jetojme shekullin e Ri
    Te pushtojne dhe pa ushtri!

    Te vendosur per merak
    Ti vijne Tiranes perqarke
    Te votojne per Saline…
    Dopje 6 per Edvine!

    Dopje 6 ne tavolin
    Per Edvine dhe gjithe njerezise
    Qe vertete duan Shqiperine
    Po ky eshte safi PUSHTIM!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *