Zarzavatet, frutat dhe barishtet e freskëta janë jetike për stomakun delikat të personave që i përkasin grupit të gjakut A, pasi jo vetëm ndihmojnë procesin e tretjes, por mbajnë të shëndetshme zemrën. Këto grupe ushqimesh klasifikohen si nga grupet me vlerat më të larta për njerëzit me këtë grup gjaku, pasi në përbërje të tyre kanë elementët e duhur për penguar formimin e qelizave jonormale, të cilat mund të jenë përgjegjëse për sëmundje të ndryshme kanceroze. Në vijim të shkrimit do të detajojmë 8 grupet e tjera ushqimore, që janë të shëndetshme për njerëzit që kanë këtë grup gjaku.
Ndërkohë që në botimin e dy ditëve më parë treguam se mishrat, produktet e qumështit, brumërat, etj duhet të konsumohen sa më pak, për shkak të sistemit të tretjes dhe stomakut, që tek personat me grup gjaku A është shumë delikat. Sipas krijuesit të studimit: “Të ushqehemi drejt sipas grupeve të gjakut”, Peter J. Dadamo, një ndër ushqimet më të mira i konsideruar për njerëzit që kanë këtë grup gjaku është hudhra, e cila ndihmon zemrën, nëpërmjet qarkullimit më të mirë të gjakut. Një ndër këshillat e rekomanduara Dadamos, sa i takon përzgjedhjes së duhur ka të bëjë me faktin se : Përfundimi është se çdo herë që shikoni një dietë të re, që pretendon se u bën të gjithëve, duhet ta prisni me dyshim. Më parë duhet të dëgjoni se ç’thotë grupi juaj i gjakut. Vlerësoni dhe respektoni individualizmin tuaj”.
Një dietë jetëgjatë, që ka të bëjë me konsumin e ushqimeve si perimet, orizi, drithërat, frutat dhe soja, mund t’i shkojë shumë më mirë grupit A, me kusht që të përfshijë drithërat e përshtatshëm dhe bishtajat e duhura. Duhet të dini se rënia në peshë nuk duhet të synojë dobësimin e tepërt, pasi në këtë formë do të shkojmë drejt një niveli të ulët të ushqyerjes, çka do të dobësojë sistemin tuaj imunitar, dhe kjo është diçka që realisht duhet shmangur. Humbja e peshës lidhet me ndryshimet që bën organizmi kur ne ndjekim dietën që respekton grupin e gjakut, ku rruga më e mirë është shmangia e ushqimeve që nuk treten mirë dhe që janë helmuese për organizmin, si dhe me shtimin e konsumit të produkteve që konsiderohen si më të shëndetshme.
1 Bishtajat
Grupi i gjakut A i përvetëson shumë mirë proteinat bimore që gjenden në fasulet dhe bishtajat. Në kombinim me sojën dhe me të gjitha prodhimet e saj, shumë bishtaja përbëjnë një burim të rëndësishëm ushqimi për grupin A. Por, edhe në këtë rast duhet bërë kujdes, pasi nuk bëjnë mirë të gjitha bishtajat. Disa, sidomos fasulet e kuqërremta dhe ato të voglat të bardha, kanë një lektinë e cila mund të shkaktojë uljen e prodhimit të insulinës, e cila përbën faktorë të shfaqjes së diabetit dhe të dhjamosjes.
Shumë të dobishme -Fasule me kokrra të vogla të kuqe e të ëmbla, fasule syzezë, thjerrëza kafe, jeshile dhe të kuqe, fasule të kuqe soje, etj.
Neutralë – Fasule jeshile, bizele jeshile dhe fasule të bardha.
Të dëmshme- Fasule të vogla të kuqërremta, fasule lima, fasule të kuqe, fasule të bardha të zakonshme, etj.
2 Zarzavate dhe barishte të freskëta
Zarzavatet janë jetike për dietën e grupit A. Përmbajnë kripëra minerale, enzima dhe antioksidantë. Është mirë që t’i hani të gjalla ose të ziera në avull, pasi vetëm në këtë formë nuk humbasin vlerat e tyre ushqyese. Shumica e prodhimeve janë të pranueshme për grupin A, por ka edhe nga ato, me të cilat duhet bërë kujdes. Specat krijojnë shqetësime në stomakun delikat të njerëzve që kanë grupin A të gjakut. Njerëzit me këtë grup gjaku, janë gjithashtu shumë të ndjeshëm ndaj lektinave që gjenden në shumicën e patateve të ëmbla dhe lakrave. Duhet t’i shmangeni domateve, sepse lektina e tyre i bëjnë dem sistemit tretës. Domatet janë një ushqim i rrallë që quhen kudongjitës. Lulelakra rekomandohet veçanërisht për vetitë antioksidante, të cilat forcojnë sistemin imunitar të organizmit, dhe ndalojnë shumëzimin e qelizave jonormale. Perime të tjera që bëjnë mirë janë karota, kungulli dhe spinaqi. Hani hudhra me bollëk. Cilësohen si një antibiotik natyral dhe përforcues i sistemit imunitar, teksa bëjnë mirë dhe për gjakun. Të gjithë grupet e gjakut kanë dobi nga hudhrat, por më tepër ata të grupit A, sepse sistemi i tyre, imunitar është i zbuluar ndaj disa lloje infeksionesh, të cilat mund të luftohen nëpërmjet hudhrave. Qepa e verdhë është gjithashtu fuqizues shumë i mirë i sistemit imunitar. Barishtet e freskëta që janë të pranueshme për grupin A mund të hahen në sasi të mëdha.
Shumë të dobishme– Sallata jeshile, gjethe panxhari, kungulli angjinare, preshi, qepë të kuqe e të verdha, lulelakër, majdanoz, hudhër, lakra, bamje, majdanoz.
Neutralë- Kërcell bambuje, karota, kërpudha, radhiqe, ullinj jeshilë, kastravecë, qepë të vogla, rrënjë panxhari, selino, avokado,
Të dëmshme– Patëllxhanë, lakër kineze e kuqe ose e bardhë, kërpudha të përpunuara, specat jeshilë dhe të kuq, patate të ëmbla, speca djegës, domate, ullinj të zinj mesdhetarë, patate të kuqe.
3 Fruta
Njerëzit e grupit A duhet që të hanë fruta minimalisht 3 herë në ditë. Shumica e frutave lejohen, por ju duhet të kujdeseni që të konsumoni sa më shumë fruta alkaline si manat, kumbullat, të cilat do të ekuilibrojnë ambientet acide që drithërat krijojnë në muskuj. Pjeprat janë gjithashtu alkaline, por ato kanë në përmbajte të tyre shumë fibra të cilat vështirësojnë tretjen. Grupi A nuk i pranon mirë frutat tropikalë siç është mangoja dhe papaja. Këto fruta kanë një enzimë që bën mirë për grupet e tjera të gjakut, por nuk funksionojnë për grupin A. Portokallet duhet gjithashtu të hiqen nga dieta e grupit A, edhe pse mund të jenë nga frutat më të dashura për ju. Shkaku është se ato ngacmojnë stomakun e ndjeshëm të grupit A, dhe pengojnë përvetësimin e kripërave minerale që janë nga më të rëndësishmet. Grejpfruti, është gjithashtu acid, por ka veprim pozitiv për grupin A sepse ndihmon tretjen. Limonët janë gjithashtu të dobishëm sepse krahas ndihmës që japin në tretje, pastrojnë organizmin nga mukusi. Përderisa vitamina C, është një antioksidant i rëndësishëm, veçanërisht për parandalimin e kancerit të stomakut, mund të hani fruta të tjera të pasura me këtë vitaminë si kivi, apo grejpfruti. Lektina e bananes pengon tretjen e grupit A. Rekomandohet që të zëvendësohet me kajsi, shegë dhe disa pjepra.
Shumë të dobishme -Kajsi, shega, limon, qershi, kumbulla jeshile, kumbulla të thata, ananas, gejpfrut.
Neutralë– Rrush, manaferra, luleshtrydhe, pjepra, dardhë, mollë, hurma, kivi, pjeshkë, shalqi.
Të dëmshëm– Banane, mango mandarina, portokalle, arra indie.
4 Lëngje frutash
Njerëzit e grupit A duhet t’a nisin ditën me një gotë uji të ngrohtë, në të cilën të kenë shtrydhur një gjysmë limoni. Ajo do ta ulë mukusin, i cili është mbledhur gjatë natës në sistemin tretës të njerëzve që e kanë grupin e gjakut A, duke ndihmuar njëkohësisht edhe jashtëqitjen. Lëngjet e frutave alkalinë, si ato të qershive të zeza, të holluar me ujë duhet të preferohen më shumë, se sa lëngjet që kanë shumë sheqer e që krijojnë aciditet. Më mirë t’i bëni vetë lëngjet e frutave.
Shumë të dobishëm – Lëng kajsie, lëng karote, lëng gejpfruti, kumbulle, lëng qershie e zezë, lëng selinoje, lëng ananasi, ujë me limon.
Neutralë- Lëng molle, lëng kastraveci, lëng lakre.
Të dëmshëm– Lëng rrushi, lëng portokalli, lëng papaje, lëng domateje.
5 Bimë mjekësore, erëza dhe bimë të thara
Grupi A duhet t’i shohë këta përbërës më shumë se sa rregullues të shijes. Një kombinim i përshtatshëm i tyre mund të fuqizojë në mënyrë të rëndësishme sistemi e tyre imunitar. Për shembull prodhimet që kanë si bazë sojën mund të jenë shumë të rëndësishme për grupin A. Sheqeri dhe çokollata janë të lejueshme për grupin A, por në sasi të kufizuara. Përdorni sa më pak sheqerin e bardhë të përpunuar. Studimet e fundit kanë treguar se sistemi imunitar bëhet më i plogësht për disa orë pas konsumit të tij. erëzat, bimët e thara, dhe përpunimet e tjera që janë të dobishme mund të përdoren në sasi të mëdha.
Shumë të dobishme – Hudhra, xhinxer, salcë soje, tamari.
Neutralë- Gjethe dafine, shurup nga oriz i pazhveshur, mendër, majdanoz, çokollata, kripë, sheqer kafe, kripë, borzilok, miell misri, mjaltë, mustarda e thatë, kanella, fiq, vanilje.
Të dëmshëm – Xhelatinë, piper pluhur i bardhë, uthulla
6 Përpunime frutash e perimesh
Këto nuk janë të rekomandueshme për asnjë grup gjaku. Grupi A veçanërisht duhet të shmangë prodhimet si turshitë apo uthullën, për shkak të nivelit të ulët të acideve të stomakut që shfaqen në këtë rast. Në këtë grup nuk ka ushqime të dobishme. Në grupin neutralë përfshihen marmelata. Ndërsa në grupin e të dëmshmeve, keçapi, majoneza, turshitë. Sa më pak të konsumohen, aq më mirë do jetë për organizmin tuaj tretës, pasi nuk vihet përballë gjendjeve të vështira.
7 Çajrat nga bimë mjekësore
Reagimi i grupit A ndaj disa çajrave të bimëve është krejt i kundërt me atë të grupit zero. Ndërsa grupi zero, ka nevojë për qetësim, grupi A ka nevojë për të theksuar funksionin e sistemit imunitar. Shumica e rreziqeve të shëndetit tek njerëzit e këtij grupi kanë të bëjnë me sistemin imunitar të ndjeshëm. Disa bimë mjekësore kanë efekt të rëndësishëm në këtë sektor, pasi fuqizojnë sistemin imunitar dhe disa të tjera siç është çaji jeshil, kanë efekt qetësues dhe antioksidant, për njerëzit e këtij grupi, duke i mbrojtur nga kanceri i stomakut. Gjithashtu është e rëndësishme për grupin A që të fuqizojë prodhimin e acideve të stomakut, që është zakonisht i ulët. Bimë si xhinxheri e kanë aftësi. Grupi A, duhet të mënjanojë disa bimë si tërfili dhe qimet e misrit. Bimët qetësuese si kamomili dhe rrënja e valerianës janë ilaçe të përsosura për grupin A. Sa herë që ndiheni të stresuar bëni një çaj të tillë.
Shumë të dobishëm– Kamomili, xhinxheri, çaj jeshil, xhinseng, valeriana.
Neutralë– Majdanoz, gjethe luleshtrydhesh, mendër.
Të dëmshëme –Qime misri, tërfili
8 Pije të ndryshme
Vera e kuqe bën shumë mirë për grupin A, sepse ka efekt pozitiv për zemrën. Besohet se një gotë vere e kuqe çdo ditë ul mundësinë e problemeve të zemrës për burrat dhe gratë. Kafeja mund të jetë e dobishme për grupin A, rrit aciditetin e stomakut, në vlera të lejuara, dhe ka po të njëjtat enzima që ka edhe soja. Kombinojeni atë me çajin jeshil për të pasur më tepër përfitime. Pijet e tjera duhet të mos përdoren. Nuk i shkojnë sistemit tuaj tretës, e as nuk ndihmojnë sistemin tuaj imunitar. Natyrisht që ujë të freskët mund të përdorni sa të doni.
Shumë të dobishëm– Kafe pa kafeinë, të zakonshme, çaj jeshil, verë e kuqe
Neutrale – Verë e bardhë
Të dëmshme– Birrë, pije të tjera me ngjyrë, çaj i zi i zakonshëm, pije freskuese si koka-kola, etj

Ju faleminderit per informacionin qe me dhate ……………….eshte shume i vlefshem per mua pasi kam kete grup gjaku
Me fal. Kto qe thote se jan te demshme, e ka ne kuptimin se nuk duhen konsumuar fare apo duhen konsumuar ne sasi te vogel
Une kam grupin e Gjakut A+.
Keto ushqime a kan te bejne dhe per ket grup gjaku.
Ju falemnderit per pergjigje!
Ju faleminderit shume per informacionet.jam A-(negative).ju pershendes
Flm na ndihmon shume ne dieten tone te perditshme
Faleminderir
Flm per informacionin…
po frutat e detit ose ndonje peshk i vecante ose ushqimet me vaj bimor, farate ndryshme.
Ju falenderoj shummm jane informacione te dobishme ne kohen eduhur.
Faleminderit,ky ishte informacioni me I plote qe kam lexuar per grupin A. Une vet kam kete grup.
Faleminderit, eshte shume informacion i mire edhe per ruajtjen .e shendetit ju faleminderit.
Shum perfekt osht e vertet te gjitha qka jan te cekura aty per grupin A negativ i kam vrejtur disa gjera qe jan te cekura qe ndikojin per keq te sistemi im imunitar dhe te gjith ata Njerez te cilet kan grupin A ti permbahen ketyre rregullave se donte ndihen me mir ju pershendes gjakovari
Po veza e demshme apo e nevojshme.?
Si tè ushqehemi sipas grupit tè gjakut èshtè i saktè dhe i vèrtetueshèm. Peshku Bakalaro, Salmoni dhe Sardelet tè bèjnè shumè mirè.
Flmind
Faleminderit per keshillat qe me ofruat pasi bej pjes ne kete grup gjaku
Pershendetje jom ni. Vajz. Jom shtatzan ne javen e 5 te shtatzanis , por e kom grupin e gjakut A Pozitiv. Por edhe burri. E ka A Pozitiv a ka ndonje porblem. Tasht e tutje