“Grupi për PD-në” dhe dy kandidatët për kryetarë të Partisë Demokratike, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli pritet të mbajnë ditën e sotme konferencë për shtyp.
“Grupi anti-Basha’ i cili përbëhet nga Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha, do të mbajë konferencë në orën 11:00 në hotel ‘Karlsberg’.
Po ashtu, në orën 12.00, kandidati tjetër për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli do të mbajë një konferencë për shtyp shtyp në selinë e Partisë Demokratike për shpalljen e platformës së kandidimit.
Ndërsa, kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Bujar Nishani e ka cilësuar si hipokrit reagimin e Lulzim Bashës për vendimin e shpalljes “non grata” nga SHBA për ish kryeministrin Sali Berisha.
“Kjo pyetje përfaqëson pikëpamjen e secilit prej nesh. Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza. E para ka të bëjë m faktin që vetë Berisha i ka dhënë drejttimin diskursit që i është drejtuar gjykatës. E dyta, ka të bëjë me faktin që unë kam një eksperiencë personale bashkëpunimi me zotin Berisha. Kam konstatuar modelin e Berishës si model ndershmërie dhe institucionalizmi. Besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk do të cënojë kurrë marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA. Reagimin tim ndaj një qendrimi hipokrit të Bashës. Duke përdorur emrin e kryetarit është treguar hipokrit sepse u mbështet tek kërkesa për transparencë. Zoti Basha dhe unë e kemi të qartë. Mendoj se transparencën duhet ta bëjë Basha sepse ka zëra që ndikohet nga Berisha dhe nuk e ka përgënjesashtruar këtë. Duhet të dalë dhe ta thotë publikisht. Kjo është transparenca që duhet të bëjë Basha”, tha Nishani.
j.l./ dita

Hahahahahah Bujar Nishani,Edit Harxhi apo Arben Imami,qe te tre kelyshe te prodhuar nga sperma e Sali Berishes.Keta kamikaze kujtojne se ky popull eshte idioti i viteve 90-te.Shkoni e fshihuni tre dashur idiot se ju pa lejen e Sales nuk beni as cicin
Hahahahahah Bujar Nishani,Edit Harxhi apo Arben Imami,qe te tre kelyshe te prodhim i Sali Berishes.Keta kamikaze kujtojne se ky popull eshte idioti i viteve 90-te.Shkoni e fshihuni te dashur idiot se ju pa lejen e Sales nuk beni as cicin
Or taradhak a e dın se cfare flet Tı ke mbetur perserı qenı besnık ı Sales Te gjıthe e dıme sesaı paster dhe ı ndersh
em ka qene dhe eshte Por vetem per famıljen dhe njerzır qe e rrethojne SHBA nukfolımete mbushur mendjentende hıpokrıte por qe Shqıptaret ta kuptojne se kush eshte SB dhe njerzıt qe ka per krah Zotıte dhente mend te tjera se per keto qe ke Tı shendosh