Grupi që trafikonte armë në Siri, Prokuroria përplaset me Policinë

Dita

Një dite pas aksionit të policisë së Tiranës dhe Durrësit, që solli në arrestimin e 8 personave për trafikun e armëve dhe municioneve, si dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve, Prokuroria deklaroi dje se destinacioni i tyre nuk ishte Siria, siç edhe deklaroi kreu i Policisë së Tiranës.

Sipas organit të akuzës nuk ka prova bindëse që vërtetojnë këtë fakt, por grupi do akuzohet për trafik armësh e municionesh brenda dhe jashtë vendit. Prokurorët nuk janë dakord me deklaratën e Policisë se armatimi dërgohej deri te grupet xhihadiste të ISIS në Siri.

Në fakt, në njoftimin e policisë thuhej se “të dyshuarit dyshohet se armët i trafikonin në Siri”. Ndërsa nëpërmjet një agjenti të infiltruar prej një muaji, u ra në kontakt me krerët e grupit dhe në dy raste ai bleu pistoleta me çmimin deri nga 20 mije lekë, deri me 30 mijë lekë dhe automatikë deri në 40 mijë lekë.

Të arrestuarit janë Sami Mema, 44 vjeç, Artan Aruçi, 42 vjeç, banues në Shijak, Alban Mançja, 29 vjeç, banues në Durrës, Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak, Festim Mema, 19 vjeç, banues në Shijak, Shkëlqim Varaku, 44 vjeç, banues në Shijak, Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervin Xhaja, 28 vjeç, banues në Tiranë. U bllokuan 6 automatikë, 6 pistoleta, 5 granata, 2 armë gjahu dhe një sasi municioni. Baza e grupit gjendej në qytetin e Shijakut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *