Grupimi “Për PD-në”, ku janë bashkuar Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha, kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Në deklaratën e tyre për mediet, ata shprehen se përgjegjësia për dështimin bie mbi drejtuesit e lartë të partisë, duke shtuar se largimi i Bashës do t’i hapte rrugë ringritjes së PD-së.
“Jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për zgjedhjet është përgjegjësi politike e drejtuesve të lartë të partisë. Në politikë një drejtues mban përgjegjësinë e dështimit, pavarësisht nga arsyet e dështimit. Kryetari i PD dhe drejtuesit e lartë të partisë duhet të marrin përgjegjësi për këtë humbje kaq të rëndë. PD ka shembull të një sjelljeje politike dhe qytetare. Z.Sali Berisha dhe drejtues të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe vendosën një standard. Largimi, dorëheqja e parevokueshme e z.Basha jo vetëm nuk është fundi i PD-së por është fillimi i ringritjes së saj. Ai i detyrohet partisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Sipas këtij grupimi dalja nga parlamenti e opozitës i dhuroi PS-së hapësirën mediatike dhe shesh betejën politike.
“Dalja nga parlamenti i dhuroi PS-së hapësirën mediatike dhe shesh betejën politike. Për më tepër dalja nga parlamenti lejoi hyrjen në parlament të listës së PD-së që rezultoi e shitur dhe se ishte përzgjedhur në mungesë të plotë të përgjegjësisë politike të LB. Me ta u krijua një shumicë kushtetuese nga PD që bëri të mundur epërsinë e saj me ligj. Partia Demokratike u bë e parëndësishme institucionalisht”, thuhej më tej.
o.j/dita

Kjo eshte e verteta.
Por braktisja e pushtetit lokal qe nje carmatosje e plote,
I vetmi qytet ku kryebashkiakja Ademi ruajti me thonj e me dhembe pushtetin personal ishte Shkodra.Atje fitoi Voltana Ademi.,jo PD.
Te braktisesh Institucionet,mijra e mijra punonjes,qe jane votues,,Te luftosh partine shtet,ne keto kushte,eshte si te luftosh kunder Tankut me shpate.
Nuk ishte as dezertimi i pare e as i fundit nga Berisha ne frontin e Luftes politike….duke i lejuar PS te bej cks deshi…
Nuk eshte dezertim eshte bashkpuim nderkomunistet e partite bija te PPShse!
Duhet hala kohe qe elektorati ne Shqiperi te çlirohet nga mendet e ´besen per partiné’ . Jemi ne shqiperi jo ne Kosove!
Sali Berisha duhet t gjeje nje spiun tjeter …
PD vazhdon ta mbaje peng komunisti i fundit me teser partie te asaj kohe, i ndyri Sali Berisha. Dhe me sa duket do ta mbaje peng akoma per gjate.
Basha ik
Sala e Basha ose duhet te ıkın qe te dy qe te rımekembet PD sa te jene njerı prej tyre ose edhe te dy bashke PD nukka per te ecur perparapor edhe jo ne vend por mbrapa,Demokratet e vertet duhet te luftojne per largımın e te dyve nga skena polıtıke e PD,
C’osht ky mener me thon grupimi mer lale? Keta jane si puna e atyre jenicerave te pakenaqur te sulltan pekmezit, te cilet ngrysnin vetllat e trasha dhe u mbetej hatri po mos te perfitonin ofiqe.
Nuk ka patur dhe s’ka per te patur parti demokratike me lolot qe mbeshteten berishizmin.
Pergjegjesine per daljen e cetes nga parlamenti nuk ka pse e mban Basha. Se fundja ai gjeti shesh dhe beri pershesh.
Kete pergjegjesi duhet ta mbajne ata anetare kryesie, te cilet nuk paten takat te bashkoheshin dhe t’i thonin stop ne kohen e duhur dorezimit pa kushte para “kundershtarit” politik. Po nuk u luftua brenda partise kulti i njeshit, te njejtat zhgenjime dhe dezastra do ndodhin gjithmone. Shikoni se drejt cfare marrezie po ecen simotra PS. Nuk ka mbetur me asnje kokerr rilindjoti qe t’i thote gjysem fjale qehajait te Surrelit. PD-ja duhet vertet te rinovohet, bile urgjentisht, por jo duke mbathur “corape te vjetera” se pastaj do perfundoje si ajo Firoma e Re (aspak demokratike), e cila u bukos sa hap e mbyll syte.